Blerim Kuçi ngre shqetësim për vakum institucional: “Kosova rrezikon pa President dhe Kuvend funksional”

Kandidati për deputet nga LDK, Blerim Kuçi, gjatë një vizite në Budakovë dhe Stravuçinë, ka diskutuar me banorët për atë që e cilëson si një situatë të rrezikshme të paqartësisë kushtetuese në Kosovë. Kuçi ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një vakum institucional, duke theksuar se afati i ushtruesit të detyrës së Presidentit është drejt përfundimit, ndërsa Kuvendi aktualisht nuk është funksional. Sipas tij, ekziston rreziku që Kosova të mbetet pa institucion të Presidentit dhe pa zgjidhje të qartë kushtetuese, gjë që ai e ka cilësuar të papranueshme për një shtet demokratik. Ai ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm institucional dhe sqarim të plotë të kornizës kushtetuese, për të shmangur një krizë të mundshme politike. Kuçi gjithashtu ka theksuar se, në rast se zgjidhet deputet, do të angazhohet që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi shtetërore, deri në adresimin e boshllëqeve ligjore që sipas tij ekzistojnë në sistem.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …