Blerim Muriqi: Kalorsiak mbetesh përherë Ahmet Qeriqit

Kalorsiak mbetesh përherë
Ahmet Qeriqit
Iku kalorësi në amshim
Kalëroi sikur deshi vet
Nëpër tokë e mbi retë
U mbështoll me ëndrrën e popullit të vet
Kalorësi iku la shokë
La ikjen për masën e sekujt
Nga ajo mori sa iu desht
Të mbushur i la duqtë
Kopsitur bëri jetën
Shthurur la fantazinë
Në flakët e luftës thuri ëndrrat për lirnë
Iku t’i merrte në gji t’i ngrohte përsëri
Iku kalorësi shokë, në rresht vjen vërsnik i ri
Për ëndrrën e madhe Nënën Shqipëri

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Institucionet e Kosovës kanë dështuar t’i mbështesin krerët e UÇK-së në Hagë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar institucionet e Kosovës …