leoni

Blerim Muriqi: LIGJI E MALIQI NË DUART E KM KURTI, BRENDA PAKOS EDHE VJOSA KRYETARE

Ish opozita fërkon duart; Ngrehina ‚Albin‘ po demolohet. Kështu mendojnë ata që politikë mandatare kanë patur vetëm pritjen e rënjes Albin. Sikur e dijmë, nga pushteti rënje të lirë ka vetëm atëherë kur ka oponencë aktive dhe me materie, vetëdijësim dhe angazhim qytetar, gjë që te ne nuk është rasti. Aq më pak të tillë rënje mund të ketë në vendet me demokraci të brishtë a gjysmë autoritare sikur është Kosova. Jo pse shoqëria shqiptare (që nga natyra është liberale) pranon zgjedhen autoritare, por thjeshtë është imune ndaj zhvillimeve deri në njëfarë pike vlimi. Të tilla rënje edhe po të ndodhin, nuk janë gjë tjetër vetëm se fluskula sapuni, për q sa janë treguar deri sot.

Në anën tjetër, pushteti (në detyrë të grabitur), propozimin ‚KONJUFCË‘ nuk e ka vetëm blerje kohe, e ka më shumë se aq. Përmes tij, ai synon frymën e re elektorale, andaj e përdorë tendencë lënjeje të kopilit në derën e kundërshtarit.

Hallokja Presidente, e pampersës së mbushur, po e blen të nesërmen e saj në politikë. A do ia del?… them se po.

Ajo nuk është e lindur për të qenë e madhe. Ajo thjeshtë e gjithnjë ka kërkuar vetëm një strehë. Atë tashmë po e rikthen nën tutelën LVV, apo ndoshta prej trambolinës Albin në prehërin Abixhik? Mbetet të shihet. Ajo, sikur dihet tashmë, do bëhet njëra nga të strehuarit e vegjël për të pritur momentin e tradhëtisë ndaj strehës. Janë katër shembuj më së të mjaftushëm: Streha Fatmir Sejdi, Isa Mustafë, Albin Kurti dhe e fundit Ndërkombëtarët. Këtij kapërcimi, nga dega në degë, i ka ardhur fundi.

Dilemma qëndron i dha mandatin z.Konjufca për ta shtyer LVV-në dhe Albin Kurtin në dështimin e madh (shërbim ndaj strehës Abixhik), apo bleu kartën e mbijetesës LVV?

Dhënja e mandatit Konjufcës (sot kur do duhej të shkohej drejt një zgjedhjeje të mesme për fare pak kohë), dhe moskokëçarjet e establishmentit për atë që po vie, lë pa fjalë secilin.

Ta shtrosh këtë çështje sot është më shumë se detyrë.

Askush nuk dëshiron t’i jap zgjidhje krizës. Nëpërkat nuk i kam dëgjuar ndonjëherë të grinden për strofkën. Establishmentin tonë po e dëgjojmë zëshëm.

Meqë nuk po ia del ta manipuloj mjaftushëm masën elektorale, pushteti ka hapur fortë sytë nga tereni i fajit jetim. Kjo fije bari vështirë t’i bëjë derman Albin Kurtit!

‘Ma mbajë nënë djalin,,,’!, i thonë kësaj nga anët tona.

Epilogu i një qeverisjeje që nuk e mësoi kurrë pushtetimin

Në fillim vitin që po e lëmë pati mbaruar mandatin një qeverisje e keqe për ne qytetarët dhe e vështirë për pushtetarët që erdhën nga padija.

E keqja qeverisëse për ne qytetarët mund të përmblidhet për cilësinë qeverisëse.

Të këqiat e qeverisjeve Kurti, më mirë thënë Pushtetimit Kurti

  1. Degradimi i idealit në administrim të pushtetit

Kurti dhe Vetvendosja në ardhje mishëronin revoltën morale ndaj sistemit për çka edhe u panë si shpresë e rezistencës ndaj korrupsionit, klientelizmit dhe nënshtrimit politik ndaj ndërkombëtarëve. Por në pushtet, ky ideal u tret në rutinën e menaxhimit dhe në dëshirën për ta ruajtur kontrollin. Në vend të transformimit institucional, ndodhi personalizimi i pushtetit. Kjo është dobësia themelore e çdo lëvizjeje që vjen si ideal moral: ajo nuk e përballon dot kompromisin pa e humbur shpirtin.

 

  1. Centralizimi dhe sekta politike

Qeverisja Kurti u shndërrua në strukturë moniste, me një lider që i njeh vetes rolin e ndërgjegjes kombëtare dhe të vetmit përfaqësues të popullit “të pastër”.

Kurti duket se ka mësuar nga Machiavelli, I cili te “Princi” thotë –  një lider që dëshiron të ruajë pushtetin duhet të duket moral, por të veprojë sipas nevojës politike (parafrazim i imi). Qeverisja që duhej të vinte, bazuar në parimet e proklamuara, erdhi pushtetim i njëshit, deformim tërësorë, thyerje në kurrirz.  Kjo solli, përjashtim të çdo zëri kritik brenda LVV-së, shkatërrim të debatit të brendshëm politik, dhe ngritje të një kulture të bindjes. Kultura e arsyes si brumosje e qytetarit veprimtarë, ngritur me mund e sakrificë, përfundoi fluskë sapuni sapo njëshi kapi pushtetin.

Në vend se të synohej ndërtimi i institucioneve të balancuara, u ndërtua një psikologji lojaliteti. Kjo na kujton lëvizjet e shumta që përfunduan në tragjedi gjithandej Lindjes, amerikës Latine dhe jo vetëm.

Jo më kot Platoni te ‘Republika’ paralajmëron për rrezikun kur një lider merr pushtet mbi bazën e moralit të dukshëm, pa llogaridhënie institucionale.

 

  1. Politika e armiqësisë

Qeverisja e Kurtit mbështetet mbi ndarjen moraliste: “ne të drejtët” kundër “atyre të korruptuarve”. ( në një artikull të mëparshëm jam marrë mjaftueshëm me Dikotominë e tij).
Në planin retorik, kjo strategji funksionoi për mobilizim, por në planin qeverisës krijoi izolim të plotë: përçarje të brendshme në skenën politike, mungesë bashkëpunimi institucional, mospranushmëri të përhershme pozitë-opozitë, largim e armiqësi me partnerët ndërkombëtarë dhe më e keqja krijoi një opinion publik që më shumë gjykon sesa analizon.

Kjo gjendje e përhershme “lufte morale” ka prodhuar një shoqëri të lodhur nga shpresa, por që dita ditës po e kupton se ‘Shpresa e madhe’ e djeshme për ndryshimin sot është zhgënjimi që po risjell vetëdijen qytetare në veprim për ndryshim.

 

  1. Dobësi në menaxhim dhe kapacitete institucionale

Në praktikë, Qeveria Kurti është treguar e dobët në administrim ekonomik, ku ndërhyrjet sporadike e populiste nga kapja përmes bordeve deri te armiqësimi brutal e ballor me ekonominë publike e private si në arsim e shëndetësi, po ashtu në siguri e drejtësi e në çdo sektor të jetës në vend. Shumë retorikë për luftë ndaj korrupsionit, fare rezultate të matshme (procesi mund të filloi me vet Kurtin e vartësit e tij në institucione a jashtë) objekt gjykate.

Në thelb, Vetëvendosje nuk u përball dot me realitetin institucional ashtu sikur bënë secili pushtet në ardhje. Kurti dhe LVV-ja nuk e kuptuan asnjëherë se shteti nuk është barrikadë përballjeje me ata që duhet t’u shërbesh, por sistem që kërkon bashkëpunim dhe kompromis. Kur mungon ky kuptim, qeverisja kthehet në dëshirë për kontroll, jo për ndreqje. Në leximin qytetarë kjo ka ndodhur e po ndodhë.

  1. Izolimi ndërkombëtar dhe humbja e kredibilitetit

Në politikën e jashtme, Kurti e ka lënduar vendin si askush para tij. Nën megallonominë me ngjyra patriotike ai ka bërë marrëveshje larg syrit të publikut e partnerëve politik të vendit, vet partisë së tij e koalicionit që përfaqëson dhe Opozitës ( e cila, për ironi të fatit, ka qenë krejt e painteresuar për cilësinë e zgjidhjes që mund të vinte nga bisedimet e mbyllura, sepse e ka dashur gabimin e KM Kurti për mundësi rikthimi në skenë, pa qoftë edhe në një Kosovë të sakatosur). Këtë na e thotë vet paqja, me të cilën opozita ka mbikaluar procesin.

KM Kurti, njëjtë si me faktorin e brendshëm ka vepruar si opozitë edhe me ndërkombëtarët.  Kjo na thotë se Ai nuk di ta lexoi as kohën as gjeopolitikën as vendin e Kosovës në tërë këtë. Me këtë ka dëshmuar se ai vjen një mendje e tredhur nëpër shabllonet platonike, për të mos u lëshuar në hipotezën konspirative, që ka ngritur Z. Haradinaj, të një misioni dashakeq e dëmtues.
Këto dhe tjera, që nuk u specifikuan për shkak të hapësirës që mund të merr një artikull për botim gazetaresk, sollën tensione me BE-në e SHBA-në. Kurti, nuk çanë kokën për pasojat që i ka gatuar vendit as për kostot  qytetarëve. Kolltuku ku ai rri ka mirëqenje, sikur ai nuk e ka patur ansnjëherë në jetën e tij. Kaq mjafton për të.

  1. Dështimi i moralit si politikë

Vrojtuesi I vëmendshëm dhe lexuesi edhe me një përgaditje krejt të pakët nuk ka se si të mos e shoh me sy kritik e deri në alarm përmbysjen morale të Vetëvendosjes. Vetëvendosja që kishte ndërtuar identitetin mbi moralin, sot nga pushteti po përballet me vet moralin e saj.
Rasti i nepotizmave, emërimeve politike, sjelljes arrogante të zyrtarëve dhe zhgënjimit të bazës tregon se moralizmi si pushtet e ha vetveten kur ai bëhet qëllim pushteti në vetvete. Çfarë i ka mbetur sot KM Kurti dhe Vetëvendosjes përtej slloganeve bajate të tipit “tani jemi ne, por nuk jemi si ata”, “Ne nuk flasim për vota, flasim për njerëzit”etj!!!

  1. Deformimi i raportit me qytetarin

Sa të shpifura kanë mbetur slloganet e së shkuarës që u përdorën për shpërlarje truri të ‘turmës’ dhe jo vetëm, na thotë e sotmja e atij që dje bëhej se përfaqësonte qytetarinë që nuk kishte zë. Sot ai përfaqëson ‘Partinë kolltuk’ dhe ‘Kolltukun Parti’ duke I dhënë zë vetëm kur atij i levërdisë apo ia do halli.

Kjo shkëputje nga parimet dhe vlerat sublime që mëtonte t’ë përfaqësonte “Ndyshimi Vetëvendosje” është pika ku fillon rënia e çdo lëvizjeje kur ajo përdoret nga njëshi apo grup-drejtimi për interesa të ngushta apo përmbushje misioni për forca të jashtme. Edhe përkundër gjithë këtyre deformimeve, është e çuditshme se si akoma kemi turmë kaq të madhe që po e ndjek me fanatizëm të keqen për të gjithë neve dhe po e po për vet veten e saj.

  1. Mungesa e vetëreflektimit

Ky justifikim elektoral, në kaq masë, nuk po i lë Kurtin e Vetëvendosjen ta shohin veten në pasqyren e realitetit që po kalojmë. Të dy bashkë, Kurti dhe LVV-ja, ia kanë dalur para elektoratit të vet, që analizën ta ofrojnë si narrativë, përgjegjësinë si arsyetim moral, çdo dështim faj të paraardhësve, largimin nga parimet e prmetimet për armë të domosdoshme për të mposhtur armiqtë.

Ky kthim i Idealit në Dogmë po ia del ta mbajë tru-tredhjen monedhë pushteti.

Deri kur?

Zgjedhjet janë zgjidhja

Ani pse ne rrezikojmë të shkojmë në një spirale zgjedhjesh dhe në një bllokadë buxheti ku thesari nuk do të mund të lëvrohet, për çka ne do biem në një krizë, ndoshta edhe të thellë, secila rrugë tjetër përpos zgjedhjeve të njëpasnjëshme nuk do të na nxjerr nga e keqja ku na ka fundosur axhamillëku i tandemit Albin-Vjosë, ndoshta edhe i përdorur nga forca që nu kia duan të mirën vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Marenglen Kasmi: Çfarë fshihet pas “sulmit” të Vetëvendosjes ndaj kryeministrit Edi Rama?

Reagimet që paraprinë protestën e 17 tetorit në Tiranë kanë nxjerrë në pah një tension …