Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: MINISHENGENI SFIDË APO VETËDIJËSIM

Iniciativa rajonale për katër Liritë, të cilat e bënë BE-në të ndërtoi identitetin konkurues me faktorët tjerë të Globit dhe të mbyllë njëherë e mirë armiqësitë, apo Shengeni toka e premtuar e gjithë vendeve të lindjes që dolën nga perandoria moniste po shkon drejt fundit. Se cili do jetë fundi i kësaj iniciative akoma është heret të flitet. Por një gjë dihet, Minishengeni do të dështoi nëse mbetet pa pjesëmarrjen e Kosovës!

Minishengeni si iniciativë po të realizohej do bëhej motorri zhvillimor i rajonit. Zymtësia që sot ka pllakosur rajonin padallim, me emigrimet e pafund dhe pashpresen e jetës së dinjitetshme do merrte tjera ngjyra. Rajoni ynë për shkak të historisë e ka të vështirë të ndërtoi union të mirëfilltë, andaj ndërveprimi mbetet akoma një e mundur e domosdoshme dhe për këtë nuk duhet të ndalen liderët. Në kërkim të këtij bashkëveprimi liderët dhe vendet duhet të kuptojnë se në qendër të suksesit qëndron arra e fortë; mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Energjitë e para duhet të shterrohen në këtë drejtim, në këtë njohje!

Kosova përbën shtrirjen gjeografike që mund të quhet zemra e rajonit i cili po mëton ta krijoi hapsirë implementuese pë katër liritë shengeniane. Ajo në vetvete është edhe më shumë se vetëm shtrirje gjeografike, është shqiptare dhe si e tillë determinon sjellje jo vetëm respekti por edhe obligimi të së paku dy faktorëve tjerë Shipërisë politike dhe të Maqedonisë e cila përbëhet nga gati gjysma e popullatës së saj me etni shqiptare dhe lidhje të forta nga familjare e deri etno-sociologjike!

Me Shqiptarët në Maqeoni, Mal të zi dhe Luginë, Kosova ndanë fatin e njëqind viteve të fundit më afër se me këdo tjetër. Andaj, Kosova impakton fuqishëm edhe funksionalitetin demokratik dhe rendin kushtetues në Mal të zi, ku pa votën shqiptare dhe boshnjake shteti rrezikon të bie në duart e partive serbe e proserbe. Një zhvillim i tillë në Mal të zi do kthente rajonin në apetite Serbe ku pak do i duhej shovenizmit serb të kthehej në fashizëm veprues. Rusia mezi pret zhvillime të tilla.

Takimi i Novisadit do duhej t’u shërbente si mësim të gjashtë vendeve të rajonit. Ngerqi real i atij takimi ishte Kosova. Presidenti Thaqi apo Kryeministri Haradinaj nuk mund të udhëtonin atje për shumë arsye, por janë disa që përbëjnë qenësoren e atij mosudhëtimi.

Si e parë ftesa për Kosovën duhej të ishte ftesë për shtetin e Kosovës, ftesë e cila do garantonte prezentim të barabartë, dhe ky prezentimi i barabartë do obligonte impenjim real konform interesave të shtetit të Kosovës si në marrje përgjegjësish, poashtu në ofrim shërbimesh.

Si e dytë Kosova nuk është njohur nga Serbia, dhe

si e tretë Serbia mbanë peng akoma mijëra të zhdukur të luftës të cilët i degdisi nëpër frigoriferë e furra në Serbi. Për dëmet e luftës, etj nuk po merremi me to sepse ato një ditë të afërt Serbia edhe do detyrohet t’i paguaj.

Takimi i Ohrit, nëse Kosova është thirrur në cilësinë e shtetit përbënë gabimin e madh të mospjesmarrjes sonë. Ne nuk mund të mbetemi jashtë zhvillimeve. Se a do bëhet Kosova pjesë a jo e këtij minishengeni këtë e vendosin drejtuesit tanë bazuar në ato që ofron e argumenton iniciativa, por se duhej të merrej pjesë këtë nuk e vë fare në dyshim. Tavolinat janë për t’u qartësuar pozicionet dhe Kosova nuk duhet të ketë frikë nga to. Fundja ne mëtojmë të bëhemi pjesë e gjithë tavolinave ku çështjet kanë të bëjnë me zhvillimet rreth nesh dhe në ne.

Përfundimisht në takimin e Tiranës është bërë gabim që nuk është shkuar! Tirana është shtëpia jonë dhe aty ne jemi shtet në tërësinë e kuptimit shtetësi. Një prezantim i tillë shtetërorë në këtë takim rajonal do kishte impaktin e mëpastajshëm dhe do reflektonte arsye për gjithë veprimet e mëtutjeshme në vazhdën e kësaj nisme. Ky reflektim do vinte që në takimin e Beogradit kur Serbia do kishte vështirësi ta ftonte Kosovën në cilësinë e të qenit shtet.

Pra minishengeni nga një vullnet në eter nuk mund të kthehet në një ndërmarrje në teren pikërisht për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, dhe për epiqendrën impaktuese që Kosova bartë në vete qoftë si gjeografi qoftë si etni.

Ashtu sikurse vërshimi i ekonomisë serbe u ndërpre me vënjen e taksës edhe minishengeni nuk do mund të shkoj përtej një fluiditeti informal të kufijve tanë derisa Kosova të mos njihet nga Serbia.

Minishengeni si iniciativë është e mirë, veçanarisht në kohën kur integrimeve europiane nuk u shihet filli dhe rajoni po e vuan bombën demografike. Zbrazja e rajonit po shkon drejt fatales dhe kjo duhet ndalur me zhvillim i cili nuk vie pa u bërë interes investimesh për ekonomitë e mëdha. Pikërisht minishengeni është njëra ndër mundësitë gati të vetme përmes së cilës rajoni do merr vlerë interesimi të investuesve, por edhe rritë mundësitë e zhvillimit të brendshëm.

Studiues të shumtë mund të shohin me imtësi ashtu sikur shohin mundësitë edhe rreziqet e brendshme. Ato mund të ndikohen nga historia por edhe nga brishtësia e rajonit. Kjo brishtësi vie nga çështjet e pazgjidhura. Rajoni pushon në një gjendje lënë pezull. Çështja shqiptare dhe ajo serbe mbeten kryefjala destabilizuese e rajonit. Nga këto dy çështje nuk mund ta gjejnë paqen as Boshnjakët, as Maqeonasit she as Malazezët.

Bazuar në këtë brishtësi rajonale dhe në zhvillimet e dekadave të fundit për të shkuar te minishengeni së pari do zgjidhur nyja Kosovare. Pranimi i shtetit të Kosovës nga Serbia ose bashkimi i Kosovës në Shqipëri. Pa u zgjidhur kjo, rajoni as mund të ketë minishengen as integrime të brendshme. Mirëkuptimet që kemi sot si kamuflime projektesh kundër njëri tjetrit e bëjnë minishengenin të parealizuehëm, ndoshta ndoshta edhe kërcënues.

Sfida minishengen e ka fatin e prerë sikur thamë nga fakti i mosnjohës së Kosovës nga Serbia. Na mbetet të shohim dimenzionin tjetër reflektues të kësaj nisme me fat të prerë, Vetëdijësimin!

Integrimet nuk mund e as do të ndodhin ndonjëherë në terma të jopërcaktuar të cilët nuk shprehin tërësi të vetkontrolluara për të cilat ka përgjegjës dhe njihet kjo përgjegjësi. Regulla vendosin identitetet, të thirrurit e ligjshëm dhe ato bëhen norma sjelljeje në përgjegjësi të emëruar. Pra në paqenësi nuk mund të vësh rregulla. Trajtesa serbe dhe Boshnjake për Kosovën është paqenësi dhe si e tillë ajo nuk mund të prodhoj veprim në iniciativë që mëton rregulla sjelljeje. Bazuar në këtë lehtësisht konstatohet se minishengen të mirëfillt rajonal nuk do ketë as mund të ketë. Mund të ketë një kryeneqësi pushtetarësh që do përdorin autoritetin e tyre për të dhunuar mardhënjet rajonale. Kjo dhunë e hipotezuar sot, që nesër mund të bëhet realitet kokëboshësh, mund të shëndrrohet në projekte zhvillimesh dramatike. Sigurisht, ka në afërsi të rajonit forca të interesuara të cilat duan ta nisin një cikël të ri lëvizjesh territoriale e që ndihmojnë të fillohet si e pranuar e së drejtës ndërkombëtare pikërisht nga këtu, nga Ballkani ynë, meqë me Kosovën si realitet të ri dhe lëvizjen e kufijve të saj, mund të goditet më lehtë shpërbërja e Bosnjës dhe Maqedonisë. Në vektorizimin e kësaj tendence drejt Krimesë e jo vetëm atje, vetëdijësimi duhet ta bëjë punën e vet, dhe në para-minishengen rajoni duhet të punoj në njohjen e Kosovës nga Serbia si instanca e fundit për të qetësuar rajonin, ndryshe Shqipëria dhe Kosova duhet ta mendojnë me prioritet integrimin e secilës fushë. Them integrimin e fushave sepse bashkimi i sotëm i Kosovës me Shqipërinë kalon përmes dy rrugëve të mundshme: njëra shkon përmes njohjes serbe për Kosovën dhe Karriga në OKB prej ku do fitohej e drejta e bashkimit me vullnet dhe tjetra aneksimi i Kosovës nga Shqipëria si e drejt historike dhe përkatësie që në fakt do sillte zhvillime domino në rajon dhe jo vetëm në rajon, por kjo do kërkonte një mbyllje syshë nga NATO-ja si garantuese e paqes këtu. Bërjen realitet i të së dytës, mund ta jetësonte lëvizja e masave, ku populli i të dy anëve të kufirit do fillote padëgjueshmërinë e lëvizjes mbi kufijtë dhe gjithçka tjetër do bëhej normalitet i vetëm një funksionimi në frymë e materje të gjithçkafes që nënkupton të qenit një shtet i vetëm.

Vetëdijësimi është një ndërmarrje e vështirë. Ai do vetëdije dhe qëllim. Nëpër qëllime të shpërndara nga stacioni në stacion nuk mund të ndërtohet vetëdijësim. Çështja shqiptare si e tërë është filli i çdo integrimi me të tjerët. Na takon, në harmoni me kohën që jetojmë, të çojmë përpara integrimet brenda shqiptare në gjithe realitetet e tyre sot dhe nga kjo të mësojmë kahet integruese për proceset në vijim. Vetëm pas kësaj dhe në qartësi të interesave vetanake ne mund të ndërtojmë mardhënje të shëndosha integruese në Minishengenin e aq nevojshëm për rajonin. Kështu sikur jemi të shpërndarë dhe të pa përqëndruar në artikulimin e interesit që buron nga çështja jonë parakoha e iniciativave pa edhe e minishengenit do përplaset e shpërbëhet në statutin e Kosovës si funksionalitet dhe realitet.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …