Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: NË KËRKIM TË ASAJ QË PO NDODHË

Kemi kërkuar në kaq dekada të vërtetën e asaj që po ndodhte, të vërtetën e asaj që mund të ndodhte, të vërtetën e asaj që duhej të ndodhte.

Paslufta e Kosovës, dha e mori shumë në gjeopolitkën rajonale e ndërkombëtare sa i përketë vorbullës ku po stërzihet ajo që edhe po gatuhet, të cilën me kaq ngulm po kërkojmë ta lexojmë secili nga ne.

Ajo që u arrit në Maqedoni me mbajtjen e saj në kursin euroatlantik, stabilizoi dhe i dha shpresë një të nesërmeje më me shumë fat e mundësi. E njëjta mund të thuhet edhe për Malin e Zi edhe pse ai akoma po rrezikohet nga serbët malazez.

Të gjithë sot e kanë kthyer vëmendjen në Podgoricë. Atje po rrezikohet rajoni dhe proceset. Ky rrezik rus nuk është një lajthitje momenti apo një apetit nëse mund të kapet. Aty është vënë në sprovë e gjithë përpjekja ndërkombëtare, që procesit të stabilizimit euroatlantik për rajonin t’i rrezikohet jo vetëm stabiliteti e siguria, por edhe vet vazhdimësia.

Mali i Zi për herë të dytë në këto dy dekada liri po bëhet mburoja e mirëkuptimit ndërkombëtar për Kosovën dhe imponimi angazhues i tyre.

Largimi i tij nga Jugosllavia e mbetur e kushtetutës së Zhabllakut, përfundimisht fundosi egzistencën e të drejtës trashiguese nga Serbia për Jugosllavinë, e cila kishte mbijetuar në saje të kësaj mundësie që ia mabjti të gjallë pikërisht Mali i Zi.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë së mbetur të Zhablakut shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë më e lehtë edhe më e pranueshme për të shumtët në bashkësinë ndërkombëtare. Gjithçka u bë më e lehtë dhe më legjitimuese me njohjet nga ish republikat Jugosllave. Këto njohje ndihmuan në krijimin e pranueshërisë për njophjen e Kosovës për shumë vende të OKB-së, të cilat nuk bëjnë pjesë në atë trupën elitare të përballjes lindje përëndim.

Mbetja e cilit do shtet të dalur nga shpërbërja e ish Jugosllavisë në logjikën serbe dhe mosnjohja e Kosovës nga ndonjëri syresh, do ta vështirësonte njohjen globale të Kosovës në masën që ndodhi nga të themi dy të tretat e anëtarëve të OKB-së.

Si e dytë shumë domethënëse është, se: nëse egziston diçka që e ka hequr përfundimisht dilemën te ndërkombëtarët për mos prekjen territoriale të Kosovës është pikërisht rreziku shpërbërës që i kanoset Malit të Zi me zhvillime të brendhsme që e mbajnë gjallë si mundësi serbët malazez.

Kthimi i Malit të Zi nën tutelën pansllave të Putinit, do të ishte edhe fundi i një shprese paqeje e integrimi përëndimor për rajonin, dhe do të ishte po aq një rrezik për tensione në dyert e shqiptarëve me theks Kosovën dhe Maqedoninë.

Washingtoni dhe Brukseli, nga java që vjen pritet të jenë krejt të qartë me Serbinë në raport me Kosovën, por edhe për secilin opcion ku mund të turbullohet rajoni i ndikuar nga përdorja ruse apo edhe incidenteve që mund të ndodhin në Egje. Nxitja e tensioneve në Mal të zi nga serbët lokal malazez dhe mbetjeve pro serbe jo vetëm se nuk do të tolerohet, por faturën për diçka të tillë do ta paguante vet Serbia.

Kjo hije rreziku për Malin e zi ka risjellur në vëmendje rrezikshmërinë e lojës me territoret qoftë edhe me vullente të shteteve.

Të gjithë sot do thonë: Kohë e keqe temë e e rrrezikshme.

Nën këtë klimë do të zhvillohet 3 e 4 shtatori në Shtëpinë e Bardhë dhe po nën këtë mësim do sillet edhe Brukseli javën pasuese. Në funksion të kësaj është edhe ngutia shpallëse e letrës së Lajçakut Edita Tahirit.

Klima e mirë që është krijuar bazuar në zhvillimet rajonale i jep Kosovës të drejtë t’i shtyjë proceset më me ngulm që ato të kenë një fund të shpejt. Kjo shtyrje nga Kosova edhe mund të mos ia dilte ta merrte njohjen nga Serbia. Të gjithë e dinë se Serbia sot nuk është e gatshme ta njoh Kosovën për shkak të fajeve të mëdha që ajo ka në gjenocidin që ka ushtruar për gjatë gjithë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe veçanërisht në Kosovë, për këtë ajo do mundohet të rihapë gjithë bisedimet e deritashme vetëm e vetëm që t’i prolongoi temat që e vëjnë atë para përgjegjësive të së drejtës ndërkombëtare.

Shtyrja e Serbisë te ngerçet e saj do të ishte fitorja e madhe e Kosovës, por edhe porta nëpër të cilën do filloi të rrjedhin proceset pa patur kohën e pafund të pritjes së Serbisë, me çka do të hapeshin perspektivat e zhvillimeve të ardhshme ekonomike e politike.

Serbia e gozhduar në përgjegjësitë e veta, për të cilat ajo po obstruksionon çdo proces, do të ishte më pak armiqësore me fqinjët dhe më pak e përdorshme nga mëtimi rus për ta mbajtur rajonin në tensione.

Kjo e bënë me përgjegjësi të shtuar delegacionin e Kosovës dhe gjithë politikbërjen tonë, që të prodhoi më shumë verpime të cilat e çojnë në këtë gozhdim Serbinë.

Politika është për ta prodhuar, është për ta ushtruar dhe është për ta konsumuar. Do vetëm shpatulla!

Do donim të dinim çfarë po bëjnë shtetarët tanë, që të kuptojmë: kanë vërtetë shpatulla apo vetëm prapanicë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …