Halit Coka

Lutfi Coka: “Kuq e Zi “vlera e kombit

Bashkëkohësia jonë nuk përputhet me sjelljen njerëzore të traditës shqiptare!…Të çthurur nga liria e përdorur keq,bashkëkohësia jonë po rëndon të tjerët   lëngon  të tjerët,denigron shoqërinë dhe godet pa asnjë shkak në shënjestër të gabuar.Brezi i ri ka humbur burrerinë,për të vlerësuar kundërshtarin.Po shkel mendimin pozitiv dhe,duke humbur pozitivitetin kanë përjashtuar lumturinë dhe lumturitë!?…

Mediat tona janë zaptuar  nga kronika të trishtuara të këqiat e përsëritura,nga kronika  “ortakësh”!?…Mendoj për një kohë të gjatë në dilemën  e të jetuarit përpara pasqyrës historike të vlerave e thesareve që kemi pasur në trditën shqiptare.

Ju lutem t’i thërrisni kujtesën ,të konsultohemi më të ,sa herë helmi i urrejtjes na kërcnon!…

Të dialogojmë në qetësi  e shumë respekt të ndërsjellt që vendin e zhurmave ta zëj fjala e gjetur dhe sa më e saktë dhe shumë e drejtë.

Shqiptarët e shekujve të kaluar të gjithë ishin princër,e mbretër fisnikë e kalorës!?…Trupi i tyre i gjatë ,kësula e bardhë ,xhemadani me fije ari,me fushë të kuqe e qendisur me gajtana të zi,na lidhin me të kaluarën e mrekullueshme historike “Kuq e zi”dhe krenarinë e saj.duke vlersuar sa poshtë kemi rënë në ditët e sotme.!?…

Kuq e zi nuk janë flamujtë gjigand në stadium,dhe as në atmosferën tonë të përditshme  delirante.!?..

Kuq e zi është ngjyra e vlerës së madhe që meriton e ka merituar kombi ynë i mrekullueshëm,!Kuq e zi duhet të flas çdo shqiptar.Kuq e zi duhet të blejmë kulturë e histori!Kuq e zi  rrahin zemrat tona!Kuq e zi nuk është hipokrizia jonë!?

Ka ardhur koha të shohim në sy njëri tjetrin  !Sytë e zemrës të shohin largsytë hipokrite,mafioze ,djallëzore e zemërligësie!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …