OHTK

OHTK kërkon nga Qeveria që të hiqen kufizimet, të hapen sallat e dasmave

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, kërkon nga Qeveria që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve. Ata vlerësojnë se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktar. OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave me 200 mysafirë të ftuar, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj. “Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoriatit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”. “OHKT-ja përkrah poashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i liroj nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatë. OHTK gjithashtu bën me dije se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …