leoni

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Rifillimi i dialogut

Tashmë, pasi Kryeministri Kurti i braktisi të gjithë elementët përmbajtësorë të identitares së Vetvendosjes dhe atij vet, mund të presim zhvillime goxha interesante! Cila do të jetë TAKSA apo DORËHEQJA veprimi i radhës. RECIPROCITETI përgjatë trajtimit rrezikon koalicionin që në paravënjen e tij.

Nëse zonja Merkel dhe Gjermania e tumirën taksën në heshtje, sepse i druheshin nxitjes Ruse për efektin Domino në rajon dhe ngashmëri arsyetuese veprimi nga Moldavia e deri në Bjellorusi, atëherë dorëheqjen e z.Haradinaj duhet trajtuar mësim shembëllimi politik deri dhe me vetë lagim duke u bërë kështu mjet i një suksesi.

TAKSA në vetvete është një determinuese e procesit dhe jo një element mardhënjesh dypalëshe. Ajo duhet trajtuar si e tillë edhe në rast heqjeje të përkohshme apo të zëvendësimit me masa tjera! Edhe pse Taksa as mund të heqet a smund të ndrrohet me masa tjera pa u instaluar pushteti i ri që erdhi nga zgjedhjet, prap se prap kjo mbetet shpata e Demokleut mbi kokat e pushtetarëve të ri. Z.Hoti duket sikur i ka premtuar ambasadorit Grenel me protagonizmin e shprehur në takimin me të, kur është deklaruar se Kosova nuk do t’u ikë përgjegjësive që ka!

Kryeministri Kurti mes Dorëheqjes dhe Taksës nuk do të mund të operoi me reciprocitetin e tërësishëm, sikur qarkullon egzaltimi militantist brenda mbështetësve të tij. Ai do të mund të operoi me Reciprocitetin për aq sa e lejojnë 33 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës e Serbisë.

Një reciprocitet përtej marrëveshjeve të arritura nuk e shqetëson askë bilëz as Serbin, Bosnjën jo se jo! Ky lloj Reciprociteti do të quhej Taksë e hequr. fiton apo humb Kosova me të tillë veprim mbetet të shihet. Të paktën një fitore do ta kemi që në parallogaritje, Amerikanët e Presidentit Trump do t’i fitonim për tjerët nuk jam shumë i sigurt!

Bazuar në lehtësinë me të cilën Kryeministri Kurti e braktisi Liderin Kurti të Vetvendosjes, nuk duket të jetë larg dita kur do ta rifitojmë miqësinë e Amerikanëve të Trumpit!

Koha para nesh është e mjaftueshme, poashtu do mjaftoi edhe për konsolidimin e pushtetit të Albinit dhe Isës. Zgjedhjet në Serbi prodhojnë një disamujor të artë. Kjo kohë është mirë të shërbejë për të mësuar që të harmonizohet me Amerikanët për të mos patur nevojë më për heshtje pranuese, sikur ndodhi me marrrëveshjet për transportin ajror dhe atë hekudhuror!

Favori që zv.Kryeministri Hoti ia siguroj LDK-së, në rast prishjeje të koalicionit qeverisës, me premtimin z.Grenell, do ti shërbei asaj për zgjedhje rastësore të përgjithshme si sllogan kohezioni, se ata, LDK-ja, nuk tradhëtojnë miqtë Amerikanë dhe se nuk luajnë me fatet e vendit!

Vetvendosja duhet të kujdeset të mos i hapen frontet kudo e në çdo anë. Të jetuarit e përheshëm në llogore obsesionon edhe gjykimin për veprim. Është radha e një fitoreje. Amerikanët e Trumpit po rrinë te dera. Tjerët janë me ne dhe presin. Mjafton të dihet se si t’u hapet porta!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …