Blerim Rexha: Mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe moskrijimi i ushtrisë janë dy sfida të vjetra të Kosovës

Blerim Reka: Mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe moskrijimi i ushtrisë janë dy sfida të vjetra të Kosovës

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe moskrijimi i ushtrisë janë dy sfida të vjetra të Kosovës. Ai ka thënë se e para nuk zhbëhet pa pajtimin rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurse e dyta nuk bëhet pa votën serbe në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo sipas Rekës, që të dy kundërshtarët mund të zbuten vetëm me “bindjen miqësore” të SHBA-së.

“Kosova po hyn në dekadën e dytë të shtetëndërtimit, me dy sfidat e vjetra: të jashtmen (mosshfuqizimin e Rezolutës 1244/99); dhe të brendshmen (moskrijimin e ushtrisë). E para, nuk zhbëhet pa pajtimin rus në KS të OKB-së. E dyta nuk bëhet, pa votën serbe në Kuvendin e Kosovës. Por, që të dy kundërshtarët mund të zbuten vetëm me ‘bindjen miqësore’ të ShBA-së. Pos, nëse ndërkohë, ne vet nuk ia kthejmë shpinën të vetmit aleat strategjik”, ka shkruar Reka, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …