Blerim Thaçi priti në takim Komitetin për Arsim

Në prag të fillimit të vitit shkollor 2020/2021, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, priti në takim, Kryesuesin e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport , Resim Morinën me anëtarë. Thaçi, njoftojë anëtarët e Komitetit për Arsim. “Se i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet për fillimin sa më të mbarë të vitit shkollor, duke u mbështetur në planet e MASHT-ti dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe planet tona si drejtori, pasi Malisheva ka infrastrukturën e objekteve që mësimi të filloi në Institucionet shkollore, ku në 25 shkolla, mund të fillojmë me një ndërrim dhe me numër të nxënësve nga 15 deri në 20 nxënës, maksimumi për klasat 1-9, kurse në SHML, me plan alternativ, ku vazhdoi me njoftimin se deri tash janë dezinfektuar institucionet shkollore, por me fillimin e procesit mësimore, kërkohet angazhim më i madh dhe pajisje me mjete higjeniko – sanitare dhe mbrojtëse si me dezinfektant, maska dhe termometra digjital, po ashtu njoftoi se kanë ardhur një pjesë e teksteve shkollore dhe pritet shpejt ardhja edhe e pjesës tjetër, janë pajisur këto ditë 10 shkolla me kabinete po ashtu do të ndihmohen nxënësit në nevojë, e plani i takimeve me strukturat përgjegjëse, fillon që nga nesër,(27.08.2020), takim me drejtorët e shkollave, me Këshillin e Prindërve, me Shërbimet Publike, Inspektoratin Komunal, Policinë në Malishevë si dhe do të kemi një ekip komunal dhe një ekip shkollor që do të kemi kontakte informimi se si po zhvillohet gjendja nëpër shkolla dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe me kohë të merren masat që procesi të rrjedhë sipas planifikimeve tona, jemi për bashkëpunim edhe me sektorë të tjerë,qe sa më mirë ta fillojmë vitin shkollor në këtë kohë pandemie”. Përfundoi Thaçi. Kurse, anëtarët e Komitetit për Arsim, pasi debatuan së bashku, harmonizuan disa kërkesa, ku do të rekomandojnë për Kuvend që t’i jepet mbështetje, Drejtorisë për Arsim dhe Edukim që procesi mësimor të zhvillohet sipas planeve të parapara për ç’do situatë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …