Blloku opozitar i palëkundur: jo dialog me pozitën deri në anulimin e dy marrëveshjeve

Blloku opozitar është i palëkundur në qëndrimin se nuk do të ulet për dialog me pozitën deri në anulimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe tjetrën për Demarkacionin. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se opozita është e bashkuar si kurrë më parë dhe e palëkundur në qëndrimin e vet se nuk do të ndalet deri në anulimin e dy marrëveshjeve, siç i ka quajtur ai, të dëmshme dhe që e shkatërrojnë shtetin e Kosovës. Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka demantuar lajmin se opozita do të ulet në dialog me Qeverinë pa qenë temë dialogu për anulimin e dy marrëveshjeve. Ymeri thekson se bashkëpunimi me dy subjektet opozitare jo vetëm që është i shkëlqyer, por për çdo ditë e më shumë po shkon duke u përmirësuar, sepse vullneti i tri subjekteve opozitare për t’i anuluar këto marrëveshje është duke u rritur.

“Në këtë drejtim ne e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i vetëm që duhet të ndodh dhe që mund të ndodh është dialogu ose bisedimet për anulimin e marrëveshjeve. Jo dialog për marrëveshjet si të tilla. Sepse çfarëdo dialogu për marrëveshje si të tilla, nëse e përjashton anulimin e tyre, do të nënkuptonte shndërrimin e subjekteve opozitare, ose të gjitha subjekteve në Kosovë, në fasilitues, lehtësuese të zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Ndërkohë që kundërshtimi ynë është karshi këtyre marrëveshjeve si të tilla, e ato si të tilla duhet të anulohen, e jo si të gjejmë mënyrën me të lehtë të zbatimit të tyre. Nuk ka zbatim të këtyre marrëveshjeve, dhe këto tri subjekte opozitare LVV, AAK dhe Nisma për Kosovën janë të vendosura në këtë pikë, që nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat përfundimisht do ta shkatërronin Republikën e Kosovës, do ta rrënonin sovranitetin e kësaj Republike dhe do t’ia cungonin kësaj Republike territorin. Aa përjashtuar në mënyrë kategorike se ndërmjet partive të bllokut opozitar ka përçarje.

“Nuk ka asnjë përçarje, jemi të vendosur në këtë pikë dhe do të bashkëpunojmë si është më së miri për ta arritur këtë qëllim”, theksoi ai.Ymeri në intervistë për KosovaPress ka folur edhe për protestat e opozitës, manifestimin me 28 nëntor, raportet me ndërkombëtarët, punën e Kuvendit, e tema të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …