Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 2 Ndërmarrje Shoqërore;

N.SH Qendra Llogaritare Elektronike “Gani Qavdervasha” në Prishtinë dhe N.SH OLT “Osjek” Rahovec. Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë veprimesh që ndërlidhen me mandatin e Agjencisë, procedurat dhe veprimet e tjera lidhur me çështjet e privatizimit dhe likuidimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …