Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Kryetari Begaj, priti palët në takimin e rregullt javor

Në takimin e rregullt javor, të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt me qytetarë, kërkesat e palëve ishin sigurimi i strehimit, ndërtimit dhe riparimit të kulmeve të shtëpive që dominuan, por nevojat e qytetarëve nuk ishin të pakta edhe për gjëra ushqimore, shërim të fëmijëve brenda e jashtë shtetit si dhe për sigurim të ujit të pijshëm. Brenda mundësive financiare që ka komuna dhe sektorëve përgjegjës, të paktën po bëhet përpjekje t’u ndihmohet me shportën ushqimore familjare disa familjeve, më në nevojë urgjente dhe u ndihmuan. Këto kërkesa kaq të shumta të qytetarëve, sikur i ka bërë edhe paralajmërimi i stinës së shirave e të ftohtit të hershëm, me nevojën që dimri të përballohet më lehtë për këto familje. Komuna do të jetë përherë e gatshme në ndihmë të qytetarëve të vet, që sa do pak t’u përmirësoi kushtet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …