Josep Borrell

Borell: Bashkimi Evropian mbështet te vendet kandidate si partnerë të besueshëm në politikën e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka kryesuar takimin e radhës në mes të BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit, ai u shpreh se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.  Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës bëhet e ditur se diskutimi u fokusua në sfidat e përbashkëta të sigurisë në sfondin e kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë globale dhe rajonale. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të fortë me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në kontinent. Në këtë kontekst, kujtoi se Bashkimi Evropian mbështet te vendet kandidate si partnerë të besueshëm në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për përafrimin me vendimet e BE-së në këto fusha. Takimi ofroi gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje rreth sfidave në rajon dhe të ardhmen e tij evropiane në një kohë kur politika e zgjerimit të BE-së ka fituar një vrull të ri dhe pas miratimit të fundit të raporteve të zgjerimit të Komisionit që vlerësojnë progresin e secilit partner në rrugën e tij drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …