Kuvendi

Pozita dhe opozita nuk po gjejnë konsensus rreth dialogut, edhe pse është shpalosur projekt statuti i asociacionit

Pozita dhe opozita nuk gjejnë konsensus rreth dialogut edhe pse plani i ri ku bënë pjesë edhe projekt  statuti i asociacionit është shumë pranë nënshkrimit nga kryeministri Kurti. Partitë opozitare kanë deklaruar se janë të gatshme të bashkëpunojnë me Qeverinë sa i përket përballjes me Serbinë në dialog. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se kryeministrit Kurti nuk po i intereson të ketë bashkëpunim me opozitën, por vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nga Serbia. Duhet të kemi qasje në dokument dhe të formojmë opinionin tonë mbi informacionet autentike që i marrim nga dokumenti. Një fakt interesant është se një pjesë e deputetëve të pushtetit kanë deklaruar se e kanë parë dokumentin. Qeveria po krijon një situatë të mosbesimit”, tha Arben  Gashi. Opozita ka kërkuar nga Qeveria raportim në Kuvend përpara çdo takimi në Bruksel me palën serbe. Të enjten mbahet takimit në mes të kryenegociatorëve të Kosovës de Serbisë ku do të flitet për zbatimin e marrëveshjeve dhe situatën aktuale në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …