BQK dhe Eurostat vlerësojnë progresin e Kosovës në harmonizimin e statistikave me standardet evropiane

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka pritur një mision të Eurostat, i fokusuar në shqyrtimin e progresit të arritur në fushën e statistikave dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet statistikore evropiane. Delegacioni i Eurostat-it u udhëhoq nga Claudia Junker dhe Kari Anne Lund, ndërsa në takim mori pjesë edhe Ibrahim Rrustemi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Zëvendësguvernatori i BQK-së, Dardan Fusha, theksoi se statistikat mbeten prioritet strategjik për institucionin, duke pasur rol kyç në hartimin e politikave, transparencën dhe procesin e integrimit evropian. Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan progresin e arritur në vitet e fundit në harmonizimin e statistikave kombëtare me standardet evropiane, veçanërisht në fusha si Bilanci i Pagesave, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare, Investimet e Huaja Direkte dhe statistikat e Tregtisë Ndërkombëtare në Shërbime. BQK prezantoi gjithashtu përpjekjet për rritjen e cilësisë së të dhënave, zgjerimin e mbulimit statistikor dhe modernizimin e proceseve përmes automatizimit dhe forcimit të kapaciteteve profesionale. Në takim u vlerësua lart edhe bashkëpunimi ndërinstitucional mes BQK-së dhe ASK-së, me fokus në koordinimin për harmonizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit statistikor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …