Ramush Haradinaj kujton masakrën e Korishës dhe heroizmin e familjes Meha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77 civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, duke theksuar se ndër viktimat kishte edhe 14 fëmijë. Haradinaj ka deklaruar se edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka pranuar përgjegjësi për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë. Ai ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që u flijuan ndër breza për çlirimin e vendit. Në mesazhin e tij, Haradinaj ka kujtuar edhe 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir Meha dhe Nebih Meha në Prekaz, duke vlerësuar rezistencën e tyre si frymëzim për brezat që pasuan. “Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e tyre e pasoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dëshmi se ka kush i del zot atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai shtoi se sakrifica e të rënëve u kurorëzua me lirinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …