BQK

BQK e mirëpret nënshkrimin e Memorandumit në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe asaj të Malit të Zi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi. Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Përmes këtij Memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi: Rezultatet përfundimtare do t'i shpallim në mes javë

Dyshime serioze për shkelje të rregullores së KQZ-së: A i numëruan komisionarët votat e partive të tyre?

Një nen thelbësor i Rregullores Zgjedhore Nr. 16/2024 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndalon shprehimisht …