Brenda javës së ardhshme do të fillon vendosja e kamerave në qytetin e Deçanit

Ushtruesi i Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj dhe Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni, kanë pritur në takim komandantin e policisë Nysret Xhurkaj më bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë temash lidhur më çështjen e sigurisë, në theks të veçante vendosja e kamerave në qytetin e Deçan të cilat janë të domosdoshme. Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike, ka njoftuar rreth proceduarave të cilat janë zhvilluar për tenderimin e këtij projekti për vendosjen e kamerave nëpër qytete. Kamerat në qytet do të vendosën në rrugën ,,Sali Çeku’’, rrugën ,,Haki Povataj’’, rrugën ,,Luan Haradinaj ’’ dhe rrugën ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ deri tek përmendorja e qytetit.

Ky projekt brenda javës së ardhshme do të përfundohen në tërësi. Andaj luten qytetarët se nga java e ardhme gjithçka do të monitorohet nga kamerat dhe të kenë kujdes.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …