Brendi i njohur botëror i restoranteve KFC është hapur edhe në Ferizaj

Gjatë ditës së enjte në Ferizaj, është bërë hapja e restorantit KFC. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të kësaj kompanie, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtore, si dhe personalitete nga jeta politike dhe biznesore. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, me këtë rast është shprehur se ndihet mirënjohës që brendi KFC, po rrit numrin e të punësuarve në komunën e Ferizajt, ndërkaq u shpreh se Ferizaj, është simbolikë e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së biznesit. “Fal komunitetit të biznesit, qyteti i Ferizajt çdo ditë ndryshon pamjen e tij dhe ja pra jemi në një ngjarje që po e ndryshon pamjen e Ferizaj, është KFC që po e ndryshon ketë pamje dhe sigurisht që ndihem mirë si kryetar komune që jemi bashkë nëpër ngjarje të tilla dhe jemi mbështetës ndaj njëri tjetrit, për të prodhuar dhe për të bërë ngjarje të tilla. Ne do të vazhdojmë të bëjmë ngjarje të tilla, sepse e kemi vizion dhe platformë që të mbështesim komunitetin e biznesit. E kamë thënë edhe njëherë që nuk mundesh të jesh kryetar komune, dikush i cili nuk flet me gjuhen e bizneseve, nuk flet me plot kuptimin e fjalës ne favor dhe ne disponim për të avancuar dhe për të mbështetur bizneset, kështu do të jem gjatë gjithë mandatit time, sepse kjo është gjuha e qytetareve te Ferizajt kjo është gjuha e biznesit”, është shprehur Kryetari Aliu. Ndërsa drejtori i KFC-së, për Kosovë Fatmir Zymberi, është shprehur se tash e tutje qytetarët e vendit do të kenë edhe një mundësi për t’u ushqyer shëndetshëm. U tha se restorantet e këtij brendi po hapen pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. U bë e ditur se brenda më pak se dy viteve, KFC arriti t’i hap 9 pika në territorin e Kosovës. Sipas rrjetit të restoranteve, receta për përgatitjen e pulave të pjekura KFC daton që nga viti 1940 dhe ruhet në siguri digjitale dhe monitorohet me një sistem mbikëqyrës 24 orësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …