Brifingu i ushtrimit fushor të Kompanisë 3A prezanton projektin e tij

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, se bashku me Nënkryetarin e Komunës Nuredin Lushtaku, pritën në një takim informues Major Muzafer Selimi  Shef i Operatives “Kazerma Minatori në Mitrovicë”. Në këtë takim morën pjesë edhe Drejtori i Shëndetësisë për Mirëqenie Sociale, Drejtori i QKMF-së në Skenderaj, Drejtori për Shërbime Publike, Zëdhënësi i  Policisë si dhe Zjarrfiksat. Ky takimi u realizua  më qëllim  informimi  rreth Ushtrimit Fushor, i cili planifikohet të zhvillohet në Komunën e Skenderajt, ushtrimi fushor do te realizohet  në tri faza të trajnimit nga Kompania 3A e Batalionit të tretë në kuadër të Gjenerimit të Forcës. Batalioni i Tretë për Reagim të Shpejtë gjeneron, trajnon, pajisë, mbështetë dhe komandon Kompanitë e veta vartëse si njësi për reagim ndaj krizave, si dhe mbështet dhe rrit kapacitetet thelbësore të FSK-së . Sipas urdhrit do të ofroj mbështetje për autoritetet civile në Kosovë. Qëllimi i Ushtrimit Fushor “Ujku 2018”, të cilin e kanë emëruar me këtë emër, është testimi i njësisë së Batalionit të tretë për detyra individuale dhe detyra kolektive, bashkëveprimi me njësi të specializuara të FSK-së  dhe bashkëveprimi më KK-Skenderaj, si dhe agjencionet civile, realizimi i Ushtrimit fushor planifikohet të mbahet me datën 27 Mars dhe do të zgjasë tri ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …