Bruceloza mbytë 44 krerë lopë në komunën e Hanit të Elezit

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, me asistimin e Agjencionit të Veterinës së Kosovës (AVUK) dhe Inspektoratit të Agjencisë Ushqimore të Kosovës me datë 10.03.2020 kanë asgjësuar 36 krerë lopë në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas zyrtarëve përgjegjës, asgjësimi i tyre ka ndodhë bazuar në konfirimin nga mostrat e analizuara se kafshët kanë qenë të infektuara me Brucelozë. Duke u bazuar në faktin se Bruceloza është një sëmundje që bartet prej kafshëve te njeriu, kafshët janë asgjësuar me qëllim që të parandalohet shtrirja e sëmundjes te kafshët tjera në regjionin e prekur por edhe te banorët. Vetëm gjat vitit 2020 në zonat më të prekura të komunës janë asgjësuar 44 krerë lope, ndërsa si zona më të prekura janë fshatrat Gorancë, Rezhancë dhe Krivenik. Fshatrat e përmendura por edhe disa zona tjera të komunës janë të identifikuara si zonë endemike me brucelozë nga se edhe gjatë viteve të kaluara ka pas shumë raste të sëmundjes së kafshëve por se fatkeqësisht edhe disa raste të familjeve, raste këto që ende trajtohen nga këto infeksione. Asgjësimi i kafshëve është realizuar sipas standardeve të përcaktuara nga Agjencioni i Veterinës së Kosovës (AVUK) dhe Inspektoratit të Agjencisë Ushqimore të Kosovës. Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Hanit të Elezit rekomandon pronarët e kafshëve që përkohësisht ti mbajnë kafshët të mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …