Brickos

SH.M.F.U “ Skënder Emerllahu” në Ramjan bëhet me një bibliotekë moderne falë Korpusit të Paqes dhe vullnetares së saj

Shkolla fillore e mesme e ulët “ Skënder Emerllahu” në Ramjan të Vitisë, është bërë me një bibliotekë moderne dhe atë falë donacionit që ka pranuar kjo shkollë nga Korpusi i Paqes dhe vullnetarja e saj në Viti, Katie Mount. Sipas Drejtorisë së Arsimit në Viti, në kuadër të këtij donacioni janë dhënë të gjitha mjetet përcjellëse për funksionimin e një biblioteke si: librat, dollapët për vendosjen e saj, tepih, perde, një kompjuter me video projektor por edhe disa gjëra tjera. Një pjesë e madhe e librave të kësaj biblioteke janë në gjuhën angleze por ka edhe në gjuhën shqipe. Përndryshe udhëheqësit e kësaj shkolle dhe nxënësit e kanë mirëpritur këtë donacion dhe falënderuan për këtë Korpusin e Paqes dhe vullnetaren e saj që ka menduar për nxënësit e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …