‘Rruga e Kombit’ i jepet me koncesion kompanisë turke për 30 vjet

Brukseli i siguron favore të reja Serbisë me autostradën Durrës-Nish

Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Nish dhe lidhja e saj me Durrësin, po shihet me optimizëm nga publiku dhe mediet në Serbi. Në një kronikë të transmetuar në Televizionin Shtetëror serb, thuhet se kjo autostradë do t’i sillte përfitime të jashtëzakonshme Serbisë. Sipas gazetarëve serbë, kjo arterie do të gjallëronte dhe përforconte ekonominë në jug të Serbisë, siç janë komunat pranë kufirit me Kosovën. Afaristët në këto anë thonë se ndërtimi i kësaj autostrade do të hap tregje të reja për ta si dhe do të sjellë investime të reja. Sipas vlerësimeve, ndërtimi i kësaj autostrade do të ketë një kosto prej rreth një miliard euro, ku një pjesë e mjeteve do të sigurohen nga fondet e Bashkimit Evropian. Nga Nishi deri në Durrës autostrada do të jetë e gjatë 384 kilometra. Pos autostradës, është planifikuar që Serbia e Shqipëria të lidhen edhe përmes hekurudhës nga Kraleva përmes Prishtinës deri në Tiranë.  Për shumëkë, ndërtimi i autostradës me Nishin si dhe hekurudha me Kralevën do sjellë relativizmin e rëndësisë së Rrugës së Kombit, pasi që ekonomia serbe do të vërshonte tregun shqiptar dhe do të siguronte supremaci përmes porteve të Adriatikut, ëndërr kjo e kahershme e politikës ekspansioniste serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin me vrasje të gazetarit dhe drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena

Ilir Mirena: VV po e përdor Vuçiqin për ta zhvendosur vëmendjen nga kriza institucionale

Komentatori politik, Ilir Mirena, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për reagimet ndaj deklaratave të presidentit serb …