Burim Ramadani

Burim Ramadani: Letra e Kurtit është fazë e re e përçarjes mes partive shqiptare

Opinionisti Burim Ramadani ka reaguar ndaj letrës së fundit të Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e interpretuar si një përpjekje për thellimin e ndarjeve mes partive shqiptare në Kosovë. Ramadani e cilësoi letrën si “fazën e re të përçarjes”, duke thënë se qëllimi i Kurtit nuk është ndërtimi i një shumice stabile, por mbajtja me çdo kusht e pushtetit. “E filloi me Nismën, tani po synon LDK-në – gjithmonë me logjikën përçarëse,” shkruan ai, duke e akuzuar Kurtin për mungesë të një qasjeje shtetformuese dhe për qeverisje me moton “O unë, o askush”. Ai, theksoi se demokracia është e qartë: shumica qeveris dhe ai që nuk ka shumicë, duhet të kalojë në opozitë. Sipas tij, Vetëvendosje tashmë nuk ka mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr dhe Albin Kurti duhet ta pranojë realitetin politik. Ai përfundoi me bindjen se “shumica shqiptare – përjashtuar Vetëvendosjen – do të ndërtojë qeverinë, me qëndrueshmëri dhe parime”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …