Busti i Heroit Maxhun Çekaj i shkrirë në bronz kthehet në vendlindjen e tij

Për nder të 21 vjetorit, Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit me rrethin në fshatin Irzniq u zbulua Busti i Heroit të Kombit Maxhun Çekaj në oborrin e SHFMU, në këtë fshat ku dhe vet heroi ishte mësimdhënës në këtë shkollë, ndërsa kjo shkollë tash e një kohë mbanë me krenari emrin e tije. Heroi Maxhun Çekaj u vlerësua lartë për vlerat që kishte si mësimdhënës po ashtu edhe si luftëtar i UÇK-së. Për heroizmin e tije Komandanti i ZO Dukagjinit Ramush Haradinaj, ndërë të tjera tha se si nxënës i kësaj shkolle, isha rreshtuar si fëmijë para Heroit Maxhun Çekaj, ruaj kujtime të asaj kohe po ashtu edhe të luftës së UÇK-së për Heroin, sepse pos që ishte një mësimdhënës i mirë ishte edhe një luftëra i denjët i cili përgatiti shumë ushtar deri në ditën e rënies më 11 Gusht 1998 në vendin e quajtur Gerdaja. Familjes Çekaj sot e përgjithmonë u kem borxh ti nderojmë tha Haradinaj. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke uruar qytetarët në ketë ditë të veçantë në 21 vjetorin e Çlirimit ai uroi edhe stafin e SHFMU Maxhun Çekaj, për vendosjen e bustit të cilin tha se do ta mbajë me krenari emirin e Heroit. Për këtë dit të rëndësishëm kanë fol edhe drejtori i kësaj shkolle z.Mehdi Dodaj , si dhe asamblisti i kësaj zone Milazim Mushkolaj. Ndërsa në emër të familjes djali i Heroit Prof.Orhan Çekaj tha se u jam mirënjohës të gjithëve për kontributin tuaj vënien e emrit të shkollës në emër të babait tim dhe vendosjen e bustit sot këtu në këtë dit të shenjët të 21 vjetorit ditë së Çlirimit. Zbulimin e këtij busti e bëri Komandanti i ZO Dukagjinit Ramush Haradinaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, vajza e Heroit Mirlinda Çekaj etj. Nga sot ky bust i shkrirë në bronze do ti bëj roje kësaj shkolle që më krenari mban emrin e tije. Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …