Brickos

Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Dialogu, Kosovë-Serbi, tani ka hyrë në rendin e ditës së administratës së kryetarit amerikan, Donald Trump

Dialogu, të cilin Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson prej  vitit 2011 duket se përfundimisht ka hyrë në rendin e ditës së Administratës së kryetarit amerikan, Donald Trump. I emëruari amerikan për dialogun e Kosovës me Serbinë  Riçard Grenell dha lajmin se ka caktuar takim mes Kosovës e Serbisë në Shtëpi të Bardhë. Grenel me kohë ka marrë konfirmimin nga Kosova dhe Serbia për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka deklaruar se mirëpresim të gjitha iniciativat në përkrahje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesi Special i BE-së ka për qëllim të prezantojë datat konkrete për rikthim të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Megjithatë, SHBA-ja tashmë ka caktuar datën e rikthimit në tavolinë të liderëve të  Kosovës dhe atyre në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …