BE i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

BE: Çdo marrëveshje, Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të udhëhiqet nga Brukseli

Bashkimi Evropian ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano. Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln,lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor në Uashington, Stano theksoi se institucionet e Brukselit mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit. Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin “për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës”, që nënkupton të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …