Avdullah Hoti: Do të zhvillojë bisedime me opozitën dhe forumin e liderëve politikë para se të niset drejt Uashingtonit

Avdullah Hoti: Do të zhvillojë bisedime me opozitën dhe forumin e liderëve politikë para se të niset drejt Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë bisedime me opozitën dhe forumin e liderëve politikë të partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, para se të niset drejt Uashingtonit, për ku ka thënë se ka pranuar “me kënaqësi” ftesën e emisarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. “Sigurisht ne jemi të nderuar që kemi pranuar këtë ftesë, do të zhvillojmë diskutimet e nevojshme me të gjithë, në përputhje me qasjen që kemi premtuar, në mënyrë që si shtet të dalim unik në këtë proces të rëndësishëm. Unë do të tentoj të kem komunikim edhe me opozitën përpara se të shkojë në Uashington edhe me forumin e liderëve politik të partive parlamentare në kuvendin e Kosovës, për t’i mbajtur të gjithë të përfshirë sepse ky nuk është proces që i takon vetëm një qeverie por të gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë Hoti në ceremoninë e përurimit të segmentit të parë të rrugës që lidh Deçanin me Plavën.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …