Vuçiq

Vuçiq: Beogradi gjendet para në periudhe jo të lehtë, por do të luftojë për interesat e veta shtetërore dhe kombëtare

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar gjendet para në periudhe jo të lehtë, por do  të dijë që të luftojë për interesat shtetërore dhe kombëtare. Vuçiq, foli lidhur me takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, të cilin e ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ai ka thënë që temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por ekonomia. Vuçiq ka rikujtuar që në kuadër të bisedimeve me zyrtarët ndërkombëtarë, pritet vizita në Serbi e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vizita e vet Vuçiqit në Moskë dhe biseda me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe që pas kësaj vizite, autoritetet e Serbisë “duhet të merren vesh se cili delegacion shkon në Uashington”.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …