Buxheti i Komunës së Deçanit për vititn 2020, mbi 9.5 milion euro

Në Deçan është mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Asamblesë komunale ku u dskutuan disa pika të rendit të ditës.  Për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022, për sqarimet e duhura i dha drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj.

Ai bëri me dije se janë mbajtur tri takime të veçante, dy më sektorin e Arsimit dhe një më Shëndetësi, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) duke dhënë prapë si shqetësim mbulimin e pagave të minusit në arsim edhe për 3 vitet e ardhshme por në anën tjetër bëri të ditur se është menduar mirë lidhur më ndarjen buxhetore dhe planifikimet për realizim të projekteve deri në vitin 2022, të cilat nuk paraqesin ndonjë komplikim buxhetor  gjatë implementimit.

Ndryshe sipas Demukajt, buxheti i komunës së Deçanit për vitin 2020 në total është 9 milion e 561 mijë e 594 euro, që në vitet në vijim ky buxhet do të shënoi rritje. Për këtë pikë të rendit të ditës  është debatuar nga asambleistët e të gjitha subjekteve politike ndërsa më shumicë votash është miratuar.

Seanca është vazhduar më një debat nga asamblistët më rekomandimet e tyre lidhur më  Draft –Rregullore Komunale për Caktimin e Orarit të Punës për Subjektet Afariste në Komunën  e Deçanit. Ani pse për këtë pikë të rendit të ditës është diskutuar edhe në seancën e kaluar po ashtu i është nënshtruar edhe Debatit Publik, prapë nuk ka marrë votën e asambleistëvë por është kërkuar që rekomandimet e dhëna sot të inkorporohen  në këtë Draft Rregullore dhe në seancën e radhës të diskutohet dhe të aprovohet.

Nga komisioni për emërim të rrugëve, rrugicave dhe shesheve është bërë e ditur se janë riemëruar dy rrugë dhe një është emëruar.

Më pëlqim të komunitetit të fshatit Prokolluk dhe më miratim të komisionit rruga “Dëshmorët e Lirisë’’ është emëruar më emrin e Dëshmorit “Beg Rizaj’’. Me kërkesën e fshatit Carrabreg i Ulët, është bërë riemërimi i rrugës nga rruga më emrin “Likaj” me emrin “Beçë Likaj’’ dhe  më kërkesën e fshatit Gllogjan është emëruar një rrugë më emrin e Rapsodit Kadri Moni.

Në të ndryshme janë diskutuar një sërë çështjesh më rëndësi nga asambleistët por që kanë marrë edhe përgjigjejen e duhur nga zyrtarët kompetent të dikastereve përkatëse.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …