Kosova për Sanxhakun

Shoqata “ Sali Çekaj” nga Gjermania përkrah shqiptarët e Sanxhakut

Diaspora shqiptare po dëshmohet se është shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të kombit. Përveç përkrahjes morale që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas tre viteve nga themelimi nuk po mungon as përkrahja materiale.

Shoqata “ Kosova për Sanxhakun” e themeluar pak më tepër se tre vite, e cila ka për qëllim kultivimit dhe ruajtjen e identitetit, por, edhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhakun e Pazarit të Ri po shënon suksese të jashtëzakonshme në sensibilizimin e opinion kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përkrahja morale ka rezultuar që mos të mungoj edhe përkrahja materiale. Së paku shoqata po i shijon edhe përkrahjet e para materiale. Edhe pse simbolikisht ka pas përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ato deri më tani ishin shumë të vogla, duke u bazuar me angazhimin dhe aktivitet që i zhvillon kjo shoqatë.

Falë të arriturave të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftoj opinion vendor dhe ndërkombëtar me qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë. Muaj më parë, rezultat i një kontakti të realizuar në Pejë me iniciativë të përfaqësueses së shoqatës në Zvicërr zonjës Mirsada Vranja u realizua një takim me zotin Osman Ferizi, kryetar i shoqatës kulturore “ Sali Çekaj” në Gjermani, të cilin takim nga shoqata mori pjesë kryetari Ismet Azizi dhe anëtari i kryesisë prof. Dr, Mazllum Baraliu. Si rezultat i këtij takimi doli të jetë premtimi për përkrahjen e kësaj shoqatë për realizimin e projekteve që i ka në plan t’i realizoj në të ardhmen.

Nuk kaloi shumë kohë erdhi njoftimi për mbajtjen e turnirit të futbollit në Gjermani, nga i cili aktivitet, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen shoqatës “Kosova për Sanxhakun” për realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim përkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut, në forma të ndryshme.

Në njoftimin nga shoqata kulturore “Sali Çekaj” me seli në Pfaffenhofen të Gjermanisë të cilën e udhëheqë Osman Ferizi njofton:

Aksion financiare për shqiptarët në Sanxhak!

Aksion financiare për Shqiptaret ne Sanxhak për përkrahjen e projekteve për shkollim, kulture dhe simpoziume qe të ndikojnë në ndërprerjen e asimilimit të tyre dhe te kthehen ne Identitet dhe rrënjëve të tyre kombëtare.

Nga Shoqata “Sali Çekaj” janë të bindur në sukses dhe se siç thonë: do ia dalim faqebardhë ashtu siç kemi bërë me realizimin e projekteve për ngritjen e Shtatores së Shën TEREZES, Kompleksin Memorial Dr. I. RUGOVA në Malaj të Rugovës, ndërtimin e disa shtëpive për ish ushtarët e Betejës së Koshares”

Bartëse i mjeteve: Albanisch-Deutscher Kultur „Sali Çekaj“

Iban:DE59 7215 1650 0009 1474 89

BIC: BYLADEM1PAF. St.nr.124/107/00814.

Çdo cent i juaj për këtë qellim human dhe Kombëtar do te publikohet!

Më 07.07.2019 mbahet Turnir Humanitare për Sanxhakun, ku gjithashtu do të kremtohet festat e 2 Korrikut e vitit 1990.

Zoti ju bekoftë!

Përkujtojmë lexuesit dhe përkrahësit e shoqatës “Kosova për Sanxhaku” se muaj më parë realizoi një projekt shumë të rëndësishëm: Me studentët e Sanxhakut nëpër Shqipëri”

Interneti, të arriturave të teknologjisë informative, rrjetet sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftoj opinion vendor dhe ndërkombëtar me qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë.

Përkrahja e parë materiale shoqatës i ka arritur nga afaristi ferizajas Agron Hyseni, përkatësisht pronar i kompanive AGROITHERM SA, dhe Unique Produkt nga Gjeneva, Zvicër.

Kontakti i tij i drejtpërdrejt me të rinjtë e Sanxhakut, ka rezultuar që Agroni të informohet për rrethanat në të cilat jetojnë të rinjtë dhe mbar populli i Sanxhakut. Duke e parë se të rinjtë, por jo vetëm të rinjtë kanë pak informacione për Kosovën e pothuajse fare për Shqipërinë, apo krejtësisht informata të gabuara, ati i lindi ideja për të ua mundësuar këtyre të rinjve ta njohin Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe, me vet iniciativë ra në kontakt me krerët e shoqatës dhe e financoi ekskursionin gjashtë ditor në Shqipëri duke kaluar 1500 km rrugë për 40 student në vlerë prej 7.500 euro.

/“Kosova për Sanxhakun” , komisioni për informim/

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …