Deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit, pasi kryeministri Kurti propagandonte fitoret e veta, në Ditën e Pavarësisë

Buxheti i Kosovës paguan 125 mijë euro rroga për 10 deputetët serbë, që u panë të nënshkruajnë vetëm një ditë në Kuvend

Dhjetë deputetët e rinj serbë. prej ditës kur u betuar  kanë marrë pjesë edhe vetëm në një seancë tjetër në muajin prill. Mungesa e deputetëve në gjashtë muaj sipas Kushtetutës rrezikon humbjen e mandatit të tyre. Kjo seancë i kushtoi buxhetit mbi 125 mijë euro. Nëntë kandidatët nga Lista Serbe dhe një nga partia GI SPO që garuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës e realizuan më 17 nëntor të vitit 2022. Deputetët e rinj  nga komuniteti serb erdhën pas dorëheqjes së dhjetë deputetëve paraprakë të Listës Serbe, pas një vendimi të këtyre të fundit në nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë e situatës politike të krijuar në vend, në nëntor të 2022-tës, kryetari i LS-së, Goran Rakiq asokohe kishte deklaruar se serbët do largoheshin nga të gjitha institucionet politike – Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat, por edhe nga institucionet e drejtësisë, policia dhe administrata në Kosovë. Sipas nenit 70 të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse mungon në seancat e Kuvendit gjashtë muaj rresht. Por, pavarësisht mungesave, deputetëve serbë rroga mujore iu ka ecur normalisht ashtu si deputetëve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me mërgatën e Zvicrrës, edhe kandidati i LDK-së Lumir Abdigjiku do të takohet me ta

Pas takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me mërgatën e Zvicrrës, edhe kandidati i …