Fatos Klosi

Ish kryetari i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi foli situatën politike në vend, veçmas për aktivitetin e SPAK-ut

Ish kryetari i Shërbimit Informativ Shqiptar  Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë ai paralajmëron se rasti i Arben Ahmetajt tregon se SPAK-u ka filluar të lëvizë. Sipas tij, dosjet si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” pritet të hapen dhe Klosi zbulon se faktet janë aty, thjesht hapja e tyre do të ndodhë në kohën e duhur. “Të djathtët me ato që kanë bërë faktet aty janë, kurse këta që janë në pushtet i kanë gjërat më të freskëta.  Për mua s’ka diferencim të majtë ose të djathtë, SPAK duhet që të bëjë punën e tij. E thashë në fillim faktet e tyre nuk ndryshojnë me, ne duhet ti nxisim që të përparojnë në punën e tyre.  Kështu që SPAK duhet të bëjë punën s’ka rëndësi i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që të tjerët të mendohen më shumë për gabimet që do të bëjnë. Deri tani u ankuam që SPAK nuk po lëvizte, ose ishte i ngadalshëm, por me duket se po lëviz. SPAK heq koren e një problemi pasi është gjykata ajo që do vendos por ama nëse hiqet korja nuk vihet në lëvizje gjykata, kështu që SPAK ka një detyrë shumë të rëndësishme. Edhe sikur të gabojë e korrigjon gjykata. Rasti Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëviz”, tha Klosi, që komentoi edhe emërimin e Taulant Ballës, ministër i Brendshëm. (Tema)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …