leoni

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Qeveria e Kosovës në këtë rast Ministria e Financave është në fazën finale të përgatitjes së projektbuxhetit për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më i ulët në krahasim me këtë të vitit aktual për shkak të pandemisë COVID-19. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi deklaron se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin 2021, pasi që janë të obliguar deri në fund të këtij muaji të dorëzojnë projektbuxhetin në Kuvend për miratim. Ai ka thënë sesi rezultat i mosmiratimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk përjashtohet mundësia që të ulen pagat në sektorin publik si dhe të zvogëlohen shpenzimet në investime./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …