leoni

Caktohet Këshilli për organizimin e Festivalit Tradicional Folklorik ,, Anadrinia Jehon 2020’’

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënshkroi vendimin për caktimin e Këshillit për organizimin e edicionit të 19-të të Festivalit Tradicional të Folklorit “Anadrinia Jehon 2020”, i cili mbahet në fshatin Dejnë. Sipas vendimit, komisioni përbëhet nga: Bjondina Kleqka, kryesuese, Muharem A.Morina, anëtar, Shedat Ukaj, anëtar, Qemajl Krasniqi, anëtar, Salih Bytyqi, anëtar, Fatmir Hoti, anëtar, Gëzm Krasniqi, anëtar, Daut Bytyqi, anëtar, Bajram Morina, anëtar, Saranda Sallteku, anëtare, Afrim Berisha, anëtar, Vajdin Berisha, anëtar, Qerim Hoti, anëtar, Qëndresa Duraku, anëtare, Naser Dula, anëtar, Albulena Rexha, anëtare, Jahir Hoti, anëtar, Blerta Gashi, anëtare, Gani Bytyqi, anëtar, Masar Bytyqi, anëtar, Muharrem.M. Morina, anëtar, Amrush Thaqi, anëtar. Obligohet këshilli që këto punë t’i kryej duke u bazuar në legjislacionin në fuqi. Organizimi dhe ndarja e përgjegjësive për pjesën operative të organizimit të festivalit i takon kryesuesit/es të Këshillit Organizues. Këshilli Organizues është i obliguar që t’i raportoj Kryetarit të Komunës mbi ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e organizimit. Këshilli do të fillojë punën menjëherë pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët duhet të përfundojnë në afat të arsyeshëm. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen anëtarët e Këshillit Organizues dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …