Brickos

Njoftim nga komuna e Rahovecit për marrjen e masave shtesë me qëllim të parandalimit të infeksionit nga COVID-19

Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/07 të datës: 11.02.2020 për ndërmarrjen e masave për parandalimin e infeksionit të Corona Virus COVID-19, Komuna e Rahovecit njofton të gjithë qytetarët e saj se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi me drejtorët e drejtorive, është diskutuar për marrjen e masave shtesë me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19: Që nga dita e premte objektet e institucioneve të Komunës së Rahovecit, përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit do të furnizohen me material shtesë higjienik sipas nevojës. Pezullimin e të gjitha tubimeve, manifestimeve apo evenimenteve publike deri në një njoftim të radhës. Punëtorët e sporteleve do të pajisen me dezinfektues si dhe do të punojnë me staf të reduktuar dhe me ndërrime të caktuara nga Drejtoria për Administratë. Reduktimin e takimeve me palë në të gjitha drejtoritë, përveç rasteve që konsiderohen të natyrës urgjente. Krijimin e komisioneve për inspektimin e të gjitha bizneseve, qendrave tregtare, barnatoreve për mundësinë e manipulimit ( ngritjes) së çmimeve të produkteve. Po ashtu, kërkojmë nga qytetarët që mos të krijojnë panik por të përcjellin me kujdes të shtuar gjendjen dhe të zbatojnë rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP).

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …