leoni

Caritasi zviceran interesohet për realizim të projekteve të reja në sektorin e bujqësisë

Në vazhdën e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta mes komunës së Vitisë dhe Caritasit zviceran, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim, përfaqësues të kësaj organizate. Në këtë takim, u bisedua për projektin i cili është në implementim 2019/2020 dhe është shqyrtuar mundësia për përkrahjen e sektorëve: ai i bimëve mjekuese aromatike, si dhe sektorit të bimëve të imta, ku parashihet përkrahja me mjedër, boronicë, dredhëz etj. Gjithashtu është diskutuar edhe projekti për vitin e ardhshëm, i cili financohet nga ADA austriake dhe implementohet nga Caritasi zviceran, që komunë përfituese është edhe komuna e Vitisë. Të përfshirë në këtë projekt do të jenë IADK, Fibulla e Austrisë, Kosovo Womens Network, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …