OAK: Qyteti i bizneseve, Ferizaj, me shumë probleme biznesore

OAK: Qyteti i bizneseve, Ferizaj, me shumë probleme biznesore

Preokupim i të gjitha bizneseve është se Qeveria e Kosovës duke tentuar që të mbajë buxhetin e konsoliduar dhe duke i orientuar invstimet jo në drejtimin e duhur, është duke i dëmtuar bizneset dhe vendin dhe kjo po ndikon në mosrritjen e eksportit dhe prodhimit vendor si dhe mosrritjen e punësimit, u tha kësaj radhe në “Kafja e mengjësit” organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) që u mbajt në qytetin e Ferizajit, dhe ku të pranishëm kanë qenë dhjetëra biznese të këtij regjioni me qëllim të identifikimit të shqetësimeve të bizneseve të Ferizajit.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi falënderoi bizneset për pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim dhe informoi të pranishmit mbi propozimet për qeverinë e re, të dërguara nga Oda e Afarizmit të Kosovës e të cilat përfshijnë disa nga sferat kryesore në të cilat bizneset po hasin probleme.

Ndër propozimet e Odës së Afarizmit të Kosovës drejtuar të gjitha partive politike para fushatës zgjedhore përfshihet ndryshimi i udhëzimeve administrative të Ministrisë së Bujqësisë, ndryshimi i projektiligjit për Miniera dhe Minerale, ligjit të punës, ligjit për pushimin e lehonisë, largimi i taksës ekologjike për rimorkio dhe krijimi i ofertave për të bërit biznes në Kosovë dhe shumë e shumë të tjera, theksoi Krasniqi.

Ndërsa anëtari i Bordit, Hysni Zogaj shtoi që bashkimi i bizneseve është më se i nevojshëm dhe së bashku mund të arrihet më lehtë tejkalimi i sfidave që bizneseve ju paraqiten.

Pronari i biznesit Plus Center, Sylejman Neziri përgëzoi iniciativën e OAK- së për të mbledhur të gjitha bizneset e Ferizajit në një vend, dhe shtoi që monopolizimi në Kosovë po shkatërron bizneset dhe se duhet rritur interesimi i konsumimit të produkteve vendore dhe sa më pak të vendeve të tjera.

Përfaqësuesi i biznesit anëtar “Pofix” SH.P.K., Sadat Abazi veçoi problemet që po hasin bizeset me tahograf gjatë eksportit.

Ndërsa, Amir Musliu nga “Elsam” SH.P.K. u fokusua më shumë tek procedurat për eksportim të produkteve dhe problemet me procedurat për garancionë bankare. Ndër të tjera Musliu shtoi që investitorët e huaj shpeshëherë nuk janë të informuar që tatimi në fitim në Kosovë është vetëm 10%.

Përfaqësuesi i biznesit “Silca Group” SH.A, Adnan Ibrahimi, vlerësoi lartë organizimin e Odës duke shtuar që ka qenë më se e nevojshme për bizneset e Ferizajit të mbledhen së bashku dhe të diskutojnë sfidat. Tutje ai shtoi që mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme po i dëmton bizneset dhe se gjatë eksportit të ujit në Shqipëri bizneset obligohen të pagujanë taksë për plastikë, gjë e cila nuk aplikohet nga Kosova karrshi Shqipërisë.

Biznesi “Cornet Kosova” SH.P.K. shprehi problemet që kanë bizneset e pjesës Babush të Ferizajit me ndalesat e rrymës, që po i dëmtojnë në prodhimtari.

Faton Nuredini nga “Toni Mermer” SH.P.K. përkrahi propozimet e Odës për inkasimin e mjeteve dhe që gjykata ekonomike duhet të kthehet, ndërsa shtoi që duhet të krijohet një sistem që publikoj raportet e bizneseve, në mënyrë që të dihet gjendja e tyre.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit, Skënder Krasiqi, anëtari i Bordit, Hysni Zogaj, Zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Zgjim Prebreza.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …