Institucionet

Në 26-vjetorin e rënies u përkujtuan heronjtë e lirisë Feim Gashi, Përparim Thaçi dhe Sakip Bellaqa

Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike në fushë të nderit të Heroit të Kombit, veprimtarit kombëtar dhe luftëtarit të orëve të para, Feim Gashit nga Drenoci i Rahovecit, të heronjve të lirisë, Përparim Thaçi nga Landovica dhe Sakip Bellaqa nga Pataqani i Epërm, sot, kryetari i komunës së Rahovecit …

Më shumë...

Po betonohet kanali i ujitjes në fshatin Lumbardh të Deçanit

Sot drejtori i Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj, nga afër ka përcjellur punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanalit të ujitjes për fshatin Lumbardh të komunës së Deçanit, me anë të të cilit do të ujisin pronat e tyre bujqësore një pjesë e madhe e fermerëve atje.

Më shumë...

Kryetari Aliu pranoi veprën e Dr. Nijazi Halili “Sfidat globale në shekullin XXI”

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim profesorin, doktorin e shkencave, studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare e diplomacisë, Dr. Nijazi Halili, nga i cili pranoi dhuratë veprën e tij “Sfidat globale në shekullin XXI” botim përveç në gjuhën shqipe edhe në atë angleze e gjermane.

Më shumë...

Kryetari Aliu priti në takim Dr. Fikret Arifi dhe Dr. Fitim Goga

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim Dr. Fikret Arifi dhe Dr. Fitim Goga . ”Mëngjesin e punës e nisa sot me U.D Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Dr. Fikret Arifi dhe U.D. Drejtorit shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, Dr. Fitim Goga, …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e KPF në Ferizaj

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtaret  e këtij komiteti, por edhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, …

Më shumë...

Ka filluar projekti i sinjalizimit të rrugës Viti – Pozheran

Ka filluar projekti i sinjalizimit të rrugës Viti – Pozheran. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u shpreh se institucionet komunale çdo ditë po punojnë që qytetarët të kenë kushtet dhe siguri të nevojshme  dhe se shenjëzimi i kësaj rruge përveç që ndihmon orientimin, është i …

Më shumë...

Komuna e Vitisë rrit intensitetin e punës në realizimin e projekteve të kanalizimit në disa lokalitete

Në kuadër të zhvillimit të punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë me dije që në shumë lokalitete po kryhen punë intensive në rregullimin e kanalizimeve si në rrugën “Safet Rexhepi”, mbrapa ETC-së në Viti, në lagjen “Delia” dhe lagjen “Toplana” …

Më shumë...

Komuna e Vitisë dhe kompania “Eco Higjiena’ nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale” për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, si dhe duke u nisur nga qëllimet dhe interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së …

Më shumë...

Në bronz u skalit Sadedin Hajda

Sot, në Rahovec, në praninë e Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të familjarëve Hajda, familjarëve të tjerë të dëshmorëve, të bashkëluftëtarëve, të nxënësve, mësimdhënësve dhe të pjesëmarrësve të shumtë, u bë zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit, …

Më shumë...

Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe në Hamoc

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotë të këtij populli, në mesin e të cilëve edhe dëshmorët: Sadedin Hajda, …

Më shumë...

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve. Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, …

Më shumë...

Në 25-vjetorin e përjetësimit u kujtuan dëshmorët e atdheut, Bekim Sylka dhe Besim Kabashi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, nderuan kujtimin për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Në 25-vjetorin e përjetësimit, kujtuan dëshmorët e atdheut, Bekim …

Më shumë...

Hapja e madhe e Plus Market 2

Të shtunën në Ferizaj, në rrugën Cen Dugolli, tek objekti Gorenje u bë hapja e madhe e pikës së dytë të Plus Marketit. Me këtë rast pronari i Plus Market Group, z. Sylejman Neziri i falenderoj të gjithë klientët që kan zgjedhur të festojmë hapjen së bashku. Sylejman Neziri është …

Më shumë...

Kryetari Aliu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së hipermarketit “Plus Market”

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së hipermarketit “Plus Market”. “Hipermarketi “Plus Market” – gjigandi ferizajas i cili nga produktet që ofron, nuk ka asnjë produkt me origjinë prodhimi nga Serbia, por që për dekada promovon produktet vendore, hapi pikën e re në …

Më shumë...

Ju dha lamtumira e fundit luftëtarit tëi UÇK-së, Hasan Morina nga fshati Dejnë i Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e qytetarë të shumtë dhe në përkujdesjen e togut të nderit të FSK-së, i dhenë lamtumirën e fundit luftëtari i UÇK-së, Hasan Morina nga fshati Dejnë i Rahovecit. Hasani, ishte i dashur, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me …

Më shumë...

Kryetari Nura ka pritur në takim miqtë kroatë – çlirimtarët nga njësiti Tigrat

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka mirëpritur në zyrën e tij  bashkë me gjeneralin Musa Jashari, miqtë kroatë – çlirimtarët nga njësiti Tigrat, me të cilët na bashkon e kaluara historike e dy vendeve tona, në përpjekjet për çlirim dhe liri. Kryetari Nura ka shprehur respekt për gjeneralin …

Më shumë...