Institucionet

Filloi edicioni i 11 i festivalit të filmit FerFilm në Ferizaj

Me të ftuar vendor dhe ndërkombëtar, filmbërës dhe filmdashës ka filluar edicioni i 11 i festivalit ndërkombëtar të filmit FerFilm në Ferizaj. Hapja filloi me performimin e artistëve ferizajas të cilët krijuan situata relaksuese dhe komike. Më pas filloi filmi i cili ishte në konkurencë spanjoll “Nga babai” me regjisor …

Më shumë...

Diskutohet për shënimin e 12 majit –Ditës së Infermierisë

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini, ka zhvilluar një takim me të gjitha instancat shëndetësore të Komunës së Ferizajt, për të diskutuar për shënimin e ditës së infermierisë me 12 maj si dhe përgatitjen e shënimit të 150 vjetorit …

Më shumë...

Në fshatin Sadovinë të Çerkezëve është asfaltuar hapësira në kompleksin përkujtimor të dëshmorit, Florin Maliqi

Në fshatin Sadovinë të Çerkezëve të komunës së Vitisë, sot është asfaltuar hapësira në kompleksin përkujtimor të dëshmorit, Florin Maliqi. Përndryshe këtë të shtune pritet të bëhet edhe zbulimi i bustit të dëshmorit në fjalë me fillim në ora 11:00.

Më shumë...

Reagimi i kryetarit Haliti rreth stërgjatës së punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan

Reagimi i kryetarit Haliti rreth stërgjatës së punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan. Stërgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, është bërë e padurueshme për të gjithë ata që kalojnë nëpërmes kësaj rruge e cila është në gjendje të mjerueshme dhe që më vështirësi të mëdha mund të kalohet me mjete motorike. Prandaj …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbot

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot. Kryetari Haliti, përmes ambasadorit, falënderoj shtetin dhe qytetarët britanez për gjithë përkrahjen që e kanë dhënë dhe po e japin për Vitinë dhe Kosovën në përgjithësi. I pari i kësaj …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ka pritur në takim Mirjon Samadraxhen themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim të veçantë, bashkëvendësin, të talentuarin Mirjon Samadraxha, njëherit themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës, që ditë më parë është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit të të Amputuarve – EAFF. Mirjonit kryetari Kastrati i …

Më shumë...

Po vazhdon realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve në tërë territorin e Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve, Komuna e Malishevës, po vazhdon me realizimin e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve publike, në tërë territorin e saj. Ky projekt është tre vjeçar dhe në vazhdimësi do të bëhet shenjëzimi, sidomos në rrugë afër objekteve me rëndësi, siç janë shkollat, me …

Më shumë...

Kryetari Latifi në 24-vjetorin e rënies ka nderuar bashkëluftëtarin, dëshmorin Bajram Sallahaj nga Kazniku

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me miq e përfaqësues të OVL të UÇK-së, në 24-vjetorin e rënies nderuan kujtimin për kontributin e bashkëluftëtarit, dëshmorit Bajram Sallahaj nga Kazniku. Heroizmi, qëndrimi dhe sakrificat e tij do të mbesin të paharruara ndër breza dhe do të shërbejnë si udhërrëfyes …

Më shumë...

Nisën punimet për fushën e re sportive në hapësirat e Shkollës Fillore “Skender Kastrati”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z. Fatmir Iska, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, znj. Sarandë Salltekun, me bashkëpunëtorë të tjerë e miq, si dhe me qytetarë, mësimdhënës e nxënës nga Malësia e Vogël, …

Më shumë...

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Skenderajt ka marrë masa ndëshkimore ndaj operatorëve jo përgjegjës

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Skenderajt, në aktivitetin e saj inspektues të përditshëm, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum, ka konfiskuar mbi 1,373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar). Ndaj operatorëve ekonomik, …

Më shumë...

Mbahet tryezë diskutimi për zhvillimin e turizmit kulturor në Komunën e Ferizajt

Këtë të martë është mbajtur tryezë diskutimi për zhvillimin e turizmit kulturorë në Komunën e Ferizaj. Në këtë diskutim ka marrë pjesë drejtor, profesor dhe profesionistë të ndryshëm të kësaj fushe. Në hapjen e kësaj tryeze drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka thënë se drejtoria …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim bartësit e Aktiviteit të USAID-it Kontrata Sociale

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur znj. Silvia Susnjic, znj. Rozafa Ukimeraj dhe z. Jetmir Bakija, bartës të Aktiviteit të USAID-it Kontrata Sociale, ku Komuna e Ferizajt do të përfshihet me qëllim avancimin e praktikave më të dëshmuara për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e …

Më shumë...

Së shpejti zjarrfikësit vitias do të kalojnë në objekt të ri

Kanë filluar punimet e fazës së dytë për ndërtimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti. Për të parë nga afër nisjen e punimeve në këtë objekt, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, kanë …

Më shumë...

Vitia pritet të jetë partnere e USAID-it për programin “Kontratat Sociale”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e USAID-it me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”. Ky takim është kryesuar nga znj. Silvia Susnjic, udhëheqëse e projektit. Ajo bëri me dije se sipas një vlerësimi preliminar dhe kritereve te përcaktuara, komuna e Vitisë …

Më shumë...

Shqetësimet e ngritura bënë që urgjentisht Ekipi i Komunës së Malishevës t’i vizitoj nxënësit ekskursionist të Gjimnazit ” Hamdi Berisha” në Shqipëri

Pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve ekskursionist të Gjimnazit ”Hamdi Berisha” në Shqipëri, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim,  Arbëreshë Krasniqi, nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori, Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e …

Më shumë...

Kryetari Kastrati priti në takim ambasadoren e Maqedonisë në Kosovë, Shpresa Jusufi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Shpresa Jusufin, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesit e Odës së Zejtarëve të këtij vendi. Ky takim kishte karakter njohës dhe është biseduar edhe për mundësinë e …

Më shumë...