Institucionet

Kryetari Kastrati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity për hapjen e puseve për ujë të pijes për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës Qatar Charity, z. Gëzim Syla, me të cilin diskutuan për një nismë të mbarë të bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe organizatës Qatar Charity, me seli në Kosovë. Kryetari Kastrati u shpreh …

Më shumë...

Kryetari Kastrati i jep përkrahje fushatës informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka marrë pjesë në tryezën me temë “E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas”, që sot është mbajtur në Malishevë, nën organizimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Në …

Më shumë...

Kryetari Kastrati i gatshëm të përkrah personat e moshuar dhe ata që u përkasin grupeve të cenueshme në shoqëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nënë Tereza”, e përfaqësuar nga drejtori i saj ekzekutiv, z. Zef Shala. Në këtë takim kryetari Kastrati dhe drejtori i kësaj shoqate, Zef Shala, kanë diskutuar lidhur me ecurinë e zbatimit të …

Më shumë...

Ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në Rakinicë të Skenderajt

Pas përgatitjes së trasesë së njërës ndër rrugët kryesore në Rakinicë të Skenderajt ditë më parë, sot ka nisur asfaltimi i saj dhe i degëzimeve tjera në fshat, duke i bërë ato me standard të pranueshëm. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të …

Më shumë...

Në fshatin Tërnac kanë filluar punimet në Kompleksin e Dëshmorëve

Në fshatin Tërnac të komunës së Skenderajt kanë filluar punimet në Kompleksin e Dëshmorëve, që kanë për qëllim rregullimin e hapësirës dhe rrethojës së kompleksit, për të ofruar kushte më të mira për homazhe dhe pamje bashkëkohore. Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, si gjeneral lufte i …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Viti- Ramnishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Viti- Ramnishtë.  Realizimi i këtij projekti infrastrukturor po mirëpritet prej banorëve pasi që më këtë sipas tyre rritet siguria e pjesëmarrësve në trafik.

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet në rrugën e Mjakut të Vitisë

Në Mjak të Vitisë,  janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugës  afro 6 km.  Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e kësaj rruge,  ku më parë janë  shpërngulur pjesa më e madhe e fshatit shihet si shpresë që banorët të rikthehen në pronat e tyre.  Kryetari i komunës së Vitisë, …

Më shumë...

KVRL-ja në  Malishevë shënoi- 5 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Në kuadër të 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Malishevës dhe nënshkruan zyrtarizimin e kësaj organizate që promovon vlerat e vullnetarizmit dhe u zotua për mbështetje të aktiviteteve të tyre, …

Më shumë...

Në Rahovec mbahet mbledhja e shtatë e KKSB

Në Rahovec mbahet mbledhja e shtatë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryesuesi i mbledhjes, kryetari Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme ne komunën e Rahovecit është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar. Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina foli si zakonisht rreth …

Më shumë...

Në Deçan është mbajt takimi i lll- të i KKSB- së për vitin 2022

Në Deçan është mbajt takimi i lll- të i KKSB- së për vitin 2022. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune: Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit; Të ndryshme. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB- së Ismet Kukleci …

Më shumë...

Ka nisur asfaltimi i rrugëve në Runik të Skenderajt

Ka nisur edhe në Runik të realizohet një projekt tjetër i rëndësishëm kapital, që financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt, e që bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve në këtë qendër të madhe banimi. Për të parë nga afër procesin e nisjes së asfaltimit, kanë qenë të pranishëm kryetari …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me shoqatën “HandiKOS” Gjilan

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takimi drejtorin ekzekutiv të shoqatës  “HandiKOS” Gjilan, Fatmir Shurdhani. Në këtë takim është bërë edhe nënshkrimi i një memorandum mirëkuptimi, i cili është i lidhur në kuadër …

Më shumë...

Situata e sigurisë në Ferizaj vazhdon të mbetet e qetë

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e kryesoi Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më koordinatorin  e këtij këshilli Albion Sherifi. Në hapjen e kësaj mbledhje nënkryetari Aliu, ka thënë se ky këshill ka rol të veçantë, …

Më shumë...

Ka përfunduar largimi i deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Mic Sokoli” në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në komunën e Ferizajt në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia”, gjatë këtyre ditëve kanë bërë largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Mic Sokoli”, në Ferizaj.  Kjo deponi ishte krijuar me vite të tëra, nga persona të pandërgjegjshëm, me ç’rast janë …

Më shumë...

Finalizohet Plani i Punës së Kuvendit të Malishevës për vitin 2023 nga komisioni dhe del për konsultim publik

Takimin e dytë  punues të komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2023 e udhëhoqi kryesuesi, Argjend Thaçi. Pas një pune të vazhdueshme dhe me përkushtim të anëtarëve të komisionit të Planit të  Punës së Kuvendit për vitin 2023, ky dokument u …

Më shumë...

KKSB në Malishevë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2022

Situata e sigurisë së përgjithshme nga ana e organeve përgjegjëse për siguri, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e drejtoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u vlerësua e qetë në përgjithësi në territorin e komunës së Malishevës. Po ashtu edhe …

Më shumë...