Institucionet

Njoftim nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm për bizneset e Komunës së Rahovecit

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm (DEZHT), në Komunën e Rahovecit njofton të gjithë bizneset e komunës se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) me …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit përfiton  nga GIZ-i 266 komposter

Falë bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Rahovecit me GIZ-in, ka përfituar 266 komposter, vlera e përgjithshme është 11 mijë euro, në këtë vlerë komuna e Rahovecit do të participoj me 1000 euro. Përfitimi i komposterave nga komuna është bërë përmes aplikimi, në thirrjen e publikuar nga GIZ-i në …

Më shumë...

KK i Malishevës shqyrtoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i udhëhequr nga kryesuesi Rrahim Morina, e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku në mesin pikave për shqyrtim dhe debat, ishte edhe drafti i buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2021, i cili sot u shqyrtua dhe u debatua në lexim të …

Më shumë...

Begaj e Rrafshi biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës dhe departamentit të administratës pensionale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim pune drejtorin rajonal të Departamentit të Administratës Pensionale, për rajonin e Prizrenit, Elmi Rrafshi. Qëllim i këtij takimi ishte falënderim nga ana e këtij departamenti për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës. Drejtori rajonal i këtij departamenti, Elmi Rrafshi e …

Më shumë...

MINISTRI I SHËNDETËSISË ARMEND ZEMAJ VIZITOI KOMUNEN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku u prit nga kryetari i komunës Agron Kuçi, i cili e njoftoj për menaxhimin e situatës epidemiologjike në komunën e Junikut, periudhë sfiduese e cila fal disiplinës qytetare dhe mobilizimit të akterëve lokal, ka kaluar mirë deri më tani …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj priti në takim Ministrin Zemaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i shëndetësisë Musa Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi Ministri Zemaj u njoftua nga kryetari Ramosaj për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga …

Më shumë...

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e V-të e rregullt e KPF-së. Për mbledhje u propozua Rend pune: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2021, Shqyrtimi …

Më shumë...

Kryetari Suma dhe Prof. Dr. Agron Bajraktari, zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së  Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari i shoqëruar nga Prof.Asoc.Dr.Afrim Loku Prorektor i këtij Universiteti. Zhvillimet në institucionet përkatëse ishin temë e bashkëbisedimit ndërmjet Kryetarit Suma dhe Bajaraktarit. Duke …

Më shumë...

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut “Te Pishat” në Tërpezë të Vitisë

Në Tëprezë të Vitisë, konkretisht tek parku “Te Pishat”, është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita ditës po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga …

Më shumë...

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Të martën një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Malishevë, ka rënë …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i 1.5 km trotuar në Senik

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe realizmit të planit të investimeve, në fshatin Senik të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit 1.5 kilometër të gjatë, që e lidhë një pjesë të madhe të fshatit me shkollën. Në fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari morën …

Më shumë...

MINISTRI I ZHVILLIMIT RAJONAL ENIS KERVAN VIZITOI KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan, ku u prit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili edhe njoftoi me historikun e komunës së Junikut, themelimin dhe zhvillimin e saj, potencialet që posedon, si dhe sfidat dhe ndikimin që ka pasur pandemia globale …

Më shumë...

Të martën në komunën e Deçanit shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër të tjerë janë shëruar

Sipas IKSHPK-së, të martën në komunën e Deçanit shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër të tjerë janë shëruar nga ky virus. Rastet pozitive janë: dy nga Deçani, një nga Prapaqani, tre nga Rastavica dhe një nga Strellci i Epërm. Deri më tani, në komunën e Deçanit …

Më shumë...

Në Deçan bëhet trajnimi i stafit teknik të shkollave, për përdorimin e pompave spërkatëse për dezinfektim të shkollave

Zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Deçanit Zeqë Malaj, në bashkëpunim më Shtabin Emergjent Komunal, bënë trajnimin e stafit teknik të shkollave, për përdorimin e pompave spërkatëse për dezinfektim të shkollave. Tani dezinfektimi i shkollave do të bëhet më shpesh sipas rekomandimeve nga IKSHPK, MSH dhe udhëzimeve …

Më shumë...

Pas kërkesës së mbi 30 bujqve të komunës së Rahovecit kufizohet një pjesë e lumit Duhllo në Zonën Kadastrale Bërnjak

Pas kërkesës së mbi 30 bujqve të komunës së Rahovecit për kufizimin e një pjese të lumit Duhllo në Zonën Kadastrale Bërnjak, gjeodetët kanë dalë në terren dhe e kanë kufizuar, ku edhe është konstatuar se ekziston hapësirë e mjaftueshme për ndërtimin e murit mbrojtës afër lumit, i cili do …

Më shumë...

Pas vendimit të fundit të  MTI-së inspektorët komunal të Rahovecit kanë dalë në terren për mbikëqyrjen e operatorëve ekonomik

Pas vendimit të fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që përkohësisht të ndalohet importi i vajit të palmës, gjithashtu, edhe importi i djathit dhe i produkteve të tjera me përmbajtje të vajit të palmës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka ftuar inspektorët komunal që menjëherë të dalin …

Më shumë...