Lajmet

Frank Wisner: Situata aktuale në Kosovë nuk ndihmon arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, por rrit tensionet në rajon

Përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht problemin e Kosovës, kanë dështuar

I dërguari amerikan në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, Frank Wisner,  ka folur për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e rajonit. Ai tha se situata aktuale nuk ndihmon arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, por rrit tensionet në rajon. Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë …

Më shumë...

Josep Borrell, nuk ka arritur t’ i bëjë bashkë në një tavolinë, Albin Kurtin e Aleksandër Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk ka mundur të bëjë bashkë në një tavolinë pune,  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe pse të dy udhëheqësit ndodhen prej dy ditësh për bisedime,  në Paris. Zyrtari i lartë europian Borell ka mbajtur dy …

Më shumë...

Ish kryenegociatori serb, Stefanoviq, mbështet arritjen e marrëveshjes gjermano-frënge për modelin e dy gjermanive

Ish kryenegociatori serb, Stefanoviq, mbështet arritjen e marrëveshjes gjermano-frënge për modelin e dy gjermanive

Ish-kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Serbisë, Bora Stefanoviq  foli për situatën në të cilën ndodhet Kosova e Serbia ditëve të fundit. Pas një kohe të gjatë si udhëheqës i grupit negociator të palës serbe në negociatat mes Kosovës e Serbisë, nuk …

Më shumë...

Pavarësisht presionit të Amerikës e BE-së, Kryeministri Kurti, ka deklaruar se nuk do ta pranojë AKS-në një etnike

Pavarësisht presionit të Amerikës dhe BE-së, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sërish se nuk do ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe mbi bazat e identitetit etnik. Nuk mund të krijohet asnjë asociacion mbi baza etnike, pasi kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi franko-gjerman, …

Më shumë...

Josep Borrell, në takime të ndara bisedoi me kryetarin e Serbisë, Vuçiq e kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në takime të ndara ka biseduar  kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet …

Më shumë...

Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, pritet që të fillojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm

Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gjykimi kundër  ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pas dy vjet mbajtjeje në paraburgim  pritet që të fillojë në fund të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas disa të dhënave gjykimi pritet të zgjasë …

Më shumë...

Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, thirrur nga kryetari francez Emmanuel Macron

Kryeministrit i Shqipërisë,  Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të cilin e ka organizuar kryetari i  Emmanuel Macron. Edi Rama ka deklaruar me këtë rast se  Rusia në Ballkan ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike, …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bisedoi me kryetarët e degëve të Partisë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bisedoi me kryetarët e degëve të Partisë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai foli për vizitën zyrtare që do të ketë javën e ardhshme në Washington dhe në Bruksel si dhe për zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës. Kryetarët e Degëve e …

Më shumë...

Konferenca shkencore në Tiranë, trajton lidhjet emarrëdhëniet mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre

Konferenca shkencore në Tiranë, trajton lidhjet emarrëdhëniet mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre

Po i zhvillon punimet ë Tiranë, një konferencë shkencore, e cila i trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre. Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith deri sa ka folur  për marrëdhënie mes qeverive e popujve, ka …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës interpelancë për kryeministrin, Albin Kurti

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës interpelancë për  kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke arsyetuar  se situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj kanë  krijuar një skenar të destabilizimit të situatës në Kosovë. Kam kërkuar me …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare, treditore në Shtetet e Bashkuara

Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare në Amerikë. Gjatë tri ditëve të qëndrimi në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet  të zhvillojë takime me kongresistë, përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar dhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. …

Më shumë...

Gjashtë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

TV Dielli

Sot TV Dielli shënon gjashtë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Gjashtë vjet më parë,  më 11 nëntor të vitit 2016 ka filluar transmetimin, Televizioni Dielli. Gjatë këtyre gjashtë  viteve,  ky medium elektronik ka krijuar  një platformë me një përmbajtje të veçantë kombëtare, informative, arsimore dhe edukative, e cila është mirëpritur kudo …

Më shumë...

Gabriel Escobar nuk pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit, se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës gjermano-frënge

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën në veriun e Kosovës. Kështu ai e komentoi edhe largimin e serbëve nga institucionet. Emisari amerikan Gabriel Escobar ka bërë …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Paris është takuar dhe ka biseduar me shefin e Lartë të BE-së, Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Paris është takuar dhe ka biseduar me shefin e Lartë të BE-së, Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Paris është takuar  dhe ka biseduar me shefin  e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Pas takimit Kurti  shkroi se nuk duhet vonuar bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Përpara samitit të sotëm në Paris, …

Më shumë...

Josep Borell, sot në Paris zhvillon takime të ndara me kryeministrin, Kurti dhe kryetarin serb, Vuçiq

Shefi i BE-së, Josep Borell,   sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë,  Alekasandër Vuçiq. Ky lajm është  bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Bashkimi Evropian po i vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe …

Më shumë...

Helmut Brandshtatter: Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian por edhe Serbia duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës

Helmut Brandshtatter: Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian por edhe Serbia duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës

Deputeti austriak, Helmut Brandshtatter, ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, të cilën  duhet ta njohë edhe Serbia. E takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës.  Në …

Më shumë...