Lajmet

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër Policisë së vendit

Kuvendi

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht  kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër  Policisë së Kosovës. Ata kanë  kërkuar nga  faktori ndërkombëtarë  që të dënojë Serbinë;  të vlerësojë  punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë së Kosovë dhe të EULEX-it  e KFOR-it për të zmbrapsur dhe asgjësuar …

Më shumë...

Sot Kuvendi i Kosovës filloi punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë, në veri të vendit, Afrim Bunjaku

Sot Kuvendi i Kosovës filloi  punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku. Në rend dite hyri edhe pika për miratimin e një rezolute për të dënuar sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme …

Më shumë...

A po përgatitet për ta marrë rolin e negociatores në dialogun e Kosovës me Serbinë, kryetarja Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani, në një intervistë për RTK-në, theksoi se prej disa kohësh kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin  grupet serbe në veri, të cilat prej një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Duke folur për  dialogun Kosovë-Serbi, zonja Osmani është shprehur se …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë. Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra oficeri i lartë, Afrim Bunjaku dhe 4 nga vrasësit serbë,  forcat speciale të Policisë së Kosovës …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Albin Kurti luftën e UÇK-së, në Kosovë, e kishte përcjellë nga Prishtina, jo nga frontet e saj

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veriun e vendit  dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, të cilët  vranë rreshterin, Afrim Bunjaku. Derisa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica …

Më shumë...

Daniel Server: Serbia dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë shpallën ditë zie, kjo do thotë se ata mbështesin kryengritjen në veri

Serwer

Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, ka deklaruar se  Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit  me shumicë serbe, penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe …

Më shumë...

KFOR-i nuk dërgoi përforcime në veri të vendit, pas sulmit kundër Policisë së Kosovës nga serbët, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit

Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Autoritetet  ushtarake të KFOR-it në Kosovë, nuk kanë dërguar përforcime në veri të vendit, pas sulmit të bandave serbe  mbi Policinë  e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë, polici, Afrim Bunjaku  u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë tre sulmues serbë. Zëdhënësi …

Më shumë...

Sulmi i armatosur i serbëve, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit

Sulmi i armatosur serb, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe. Kjo …

Më shumë...

Rashit Qalaj: Themelimi i Asociacionit, duhet t’i vihet si kusht Serbisë, që paraprakisht të dorëzohen pjesëtarët e grupit terrorist

Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet t’i vihet si kusht Serbisë që pjesëtarët e grupit terrorist të cilët kanë ikur nga Manastiri i Banjskës, t’i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Madje sipas tij, një kërkesë të tillë duhet ta …

Më shumë...

Zyrtarja e lartë e Parlamentit anglez, Alicia Kearns iu ka rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia, në Kosovë

Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns iu ka  rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, …

Më shumë...

Antonio Tajani: Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës

Antonio Tajani: Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama,  në Romë, Tajani iu referua situatës ngjarjeve të fundit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. Ne punojmë …

Më shumë...

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai ka shkruarse Thaçi ka shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të policit Bunjaku në shërbim të atdheut. Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, …

Më shumë...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me projektin “Solar4Kosova”

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, iu ka përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me projektin “Solar4Kosova”, për të cilën, ai  e ka akuzuar Ramën se po i merr meritat për punën e të tjerëve. Rama ka thënë se tash e sa kohë, puna e tij është duke …

Më shumë...

Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash

Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash

Emisari special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel  komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash. Lajçak tha me këtë rast  se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in. Ishte …

Më shumë...

Kremlini zyrtar ka akuzuar Anglinë dhe Amerikën për përfshirje në sulmin ukrainas kundër selisë së flotës ruse në Sevastopol dhe në Krime

Kremlini zyrtar ka akuzuar Anglinë dhe Amerikën për përfshirje në sulmin ukrainas kundër selisë së flotës ruse në Sevastopol dhe në Krime

Kremlini zyrtar  ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në sulmin ukrainas ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi, në Sevastopol në Krimenë e aneksuar. Londra dhe Uashingtoni kanë mbështetur prej kohësh regjimin kriminal në Kiev”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së …

Më shumë...

Shqipëria, kësaj radhe, nuk mbështeti deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun për Kosovën dhe Serbinë

Shqipëria, kësaj radhe,   nuk mbështeti deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun për Kosovën dhe Serbinë. Sipas qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, qëndrimet  e shefit të BE-së, Josep Borrell nuk janë të përshtatshme për situatën dhe nuk duhet të bëhet përgjegjëse Kosova. Deklarata ishte  bërë në 19 shtator, duke ju referuar …

Më shumë...