Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, bisedoi me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, bisedoi me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj,  bisedoi me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Ai foli për arritjet e vitit të kaluar,   sfidat e Shqipërisë, ato rajonale e globale gjatë vitit 2024, lidhur me përballimin me përgjegjshmëri të këtyre sfidave në funksion të zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme.

Bajram Begaj  me këtë  rast bëri thirrje për bashkëpunim e dialog për paqen, sigurinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë duke e cilësuar diplomacinë jo si opsion, por domosdoshmëri. Ai konfirmoi qëndrimin se Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjë me Bashkimin Evropian dhe Amerikën, si dhe do të angazhohet në forcimin e  bashkëpunimit rajonal. Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj,  theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian përmes krijimit të mekanizmave që mundësojnë jo vetëm linjën politike, por edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …