Lajmet

Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi forcat e sigurisë po përpiqen të frenojnë dhunën nëpër burgje nga narko-terroristët

Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi forcat e sigurisë po përpiqen të frenojnë dhunën nëpër burgje nga narko-terroristët

Ekuadori ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare pasi forcat e sigurisë po përpiqen të frenojnë dhunën e përhapur, duke përfshirë trazirat në burgje, sulmet me bomba dhe rrëmbimin e katër oficerëve të policisë, pasi një udhëheqës i lartë bande u arratis nga burgu.  Presidenti Daniel Noboa urdhëroi masa emergjente në …

Më shumë...

Brukseli po angazhohet për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në BE me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian,  në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me …

Më shumë...

Bashkimi Evropian, 9 janarin e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë e konsideron si festë antikushtetuese

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Data 9 janar, e cila në entitetin e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës festohet  si Dita e Republikës, është  festë antikushtetuese, ka deklaruar  zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai i përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke …

Më shumë...

Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, kundër ish-prokurorit, Jack Smith, kërkohet të shqyrtohet edhe në Gjykatën Speciale

Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, kundër ish-prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagës, Jack Smith, ka marrë vëmendje për shqyrtim edhe në këtë Gjykatë. Akuzat se Jack Smith ka zhvatur para dhe është përfshirë në sjellje kriminale, avokatët po kërkojnë  të hetohen nga Prokuroria.  Avokati i Nasim …

Më shumë...

Ka filluar procesi gjyqësor kundër policit serb, Millorad Gjokoviqit, për pjesëmarrje në Masakrën e Ozdrimit të Pejës, në vitin 1999

Sot ka filluar procesi gjyqësor kundër  Millorad Gjokoviqit, një  serb i arrestuar për pjesëmarrje në Masakrën e fshatit Ozdrim të Pejës, në vitin  1999.  Sipas aktakuzës i dyshuari nga janari 1998 deri më 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e mbanë takimin dy ditor të kabinetit qeveritar, në qytetin e Lezhës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur kabinetin qeveritar në një takim dy ditor,  në qytetin e Lezhës. Ky takim  i qeverisë në Shëngjin, sot në ditën e parë, është konceptuar i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik. Ajo filloi me paraqitjen e  një fjale …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Pse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ankohet kur kryetari i Serbisë, Vuçiq zhvillon aktivitete politike në Kosovë?

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me përfshirjen e  Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh …

Më shumë...

Pas tri javë pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, kthehet në sallat e gjykimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Pas tri jave pushimi, Trupi gjykues i Gjykatës Speciale kthehet në sallat e gjykimit. Sipas kalendarit të kësaj Gjykate, prej ditës së sotme e deri të premten para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala, derisa javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Qeveria-Kurti nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së, i mbajtur në Moldavi

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi. Duke folur lidhur me  deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova …

Më shumë...

Rajoni autonom i Spanjës, Katalunja, iu ka gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila refuzon njohjen e pavarësisë

Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Rajoni autonom i  Spanjës, Katalunja, iu ka gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila megjithatë vazhdon ta refuzojë njohjen e pavarësisë. Të shtunën u konfirmua se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës edhe në këtë shtet, sikur në …

Më shumë...

Demokratët e republikanët kryesorë në Kongresin amerikan arritën marrëveshje për ta financuar Qeverinë gjatë këtij viti fiskal

Demokratët dhe republikanët kryesorë në Kongresin amerikan kanë arritur marrëveshje për ta financuar Qeverinë gjatë këtij viti fiskal, por nëse Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati dështojnë ta aprovojnë atë deri më 19 janar, atëherë disa pjesë të Qeverisë do të fillojnë të mbyllen. Kongresi e ka zgjatur financimin e Qeverisë …

Më shumë...

Peter Stano: Fokusi i BE-së është në implementim të asaj që është arritur pajtim në Bruksel dhe më pas në Ohër vitin e kaluar

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar në Bruksel, se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat, mes Kosovës e Serbisë tregon se kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur. Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari …

Më shumë...

KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit

KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar për paralajmërimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit, pra rrugën “Xhorxh Bush”. Këshilli  ka njoftuar se nuk e përkrah këtë vendim dhe se komuna duhet ta marrë pëlqimin e banorëve …

Më shumë...

Gjykatësi hetues në Beograd i ka caktuar paraburgim në afat prej 1 muaj, shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj

Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

Gjykatësi hetues në Beograd i ka caktuar paraburgim në afat prej  1 muaj,  shtetasit të Kosovës  Hasan Dakaj. veteran i UÇK-së i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten e kaluar, në pikë-kalimin kufitar në Merdar. Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar për mediet se përmes avokatit, me …

Më shumë...

Zukan Helez, ka pritur për një takim urgjent të dërguarin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Adams

Zukan Helez, ka pritur për një takim urgjent të dërguarin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Adams

Ministri i Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës, Zukan Helez, ka pritur për një takim urgjent të dërguarin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Adams. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bashkëbiseduesit diskutuan për situatën komplekse politike në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për …

Më shumë...

Me 249 të vrarë mizorisht në 24 orët e fundit nga ushtria e Izraelit është rritur në 23 mijë e 84 numri i palestinezëve të vrarë

Me 249 të vrarë mizorisht në 24 orët e fundit nga ushtria e Izraelit është rritur në 23 mijë e 84 numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me …

Më shumë...