Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Qeveria-Kurti nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së, i mbajtur në Moldavi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi. Duke folur lidhur me  deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet edhe me masa të reja. Qeveria ende nuk ka vepruar në përmbushjen e tri kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi, që lidhen me deeskalimin e gjendjes në katër komunat në veri të Mitrovicës së Kosovës. Asnjë prej tre kushteve nuk është plotësuar që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve në këto komuna. Përkundër që ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, kjo Qeveri nuk arriti ta kapitalizonte këtë rrethanë për vendin. Po ashtu, Serbia nuk është vetëm sponsor i terrorizmit, por edhe strehuesi i saj. Qeveria Kurti ka humb besimin dhe imazhi i Kosovës tashmë është dëmtuar shumë, ka saktësuar Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …