Brickos

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Brukseli po angazhohet për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në BE me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian,  në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo. Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot në një konferencë për shtyp në Bruksel. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 është bërë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë muajin e kaluar se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat është pajtuar me Kosovën. Që nga viti 2011, BE-ja e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …