Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Pse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ankohet kur kryetari i Serbisë, Vuçiq zhvillon aktivitete politike në Kosovë?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me përfshirjen e  Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politike në Kosovë? Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesim për çfarë arsye Albin Kurti ka nevojë të mbajë parti politike në Maqedoni, por tani kjo është demokracia. Më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë. Pse pra  Albin Kurti ankohet kur Vuçiq bën aktivitete politike në Kosovë. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria e nga Kosova, nga partitë politike sepse unë si BDI kam pasur kontakte me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin…Kosova ka pasur probleme tjera, zhvillime tjera, Shqipëria zhvillime tjera, ka thënë mes tjerash, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …